Ka qënë pikërisht Kryeministri Edi Rama, ai i cili ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale foto nga ura e re në fshatin Kaludh të bashkisë Përmet, e cila tashmë mundëson lidhjen e disa fshatrave. Më tej ai u shpreh se “ura e cila kalon mbi lumin Vjosë, lidh disa fshatra të bukur me njëri-tjetrin që deri dje kanë qenë pothuaj të izoluar prej mungesës së këtij investimi”.
Kreu i Ekzekutivit nënvizoi se përfundimi i kësaj ure mundëson jo vetëm përfshirjen e këtyre fshatrave në hartën e Përmetit turistik, por edhe lehtëson jetën e vetë banorëve.
