Kategoria: investim
Rreth 20 milionë euro do të investohen për ndërtimin e një nënstacioni të ri elektrik në qendër të Tiranës, një…
Një investim me vlerë 19.9 milionë euro do të realizohet në qendër të Tiranës për ndërtimin e një nënstacioni të ri nëntokësor të energjisë elektrike, i cili synon të rrisë kapacitetet e rrjetit dhe sigurinë e furnizimit me energji në kryeqytet. Kompania kroate Dalekovod, në kuadër të një bashkimi operatorësh ekonomikë, ka nënshkruar kontratën për
Parku fotovoltaik “Project Blue” në Fier, i zhvilluar nga kompanitë shqiptare Matrix Konstruksion dhe Blessed Investment Group, në pronësi të vëllezërve Leskaj, do të pajiset me një sistem të ri të ruajtjes së energjisë në bateri, me kapacitet 130 MWh. Kompania ndërkombëtare Sungrow, një nga ofruesit kryesorë të teknologjisë për energjinë diellore dhe sistemet e
Nënstacioni elektrik Elbasani 3 është një tjetër investim strategjik i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST). Zhvillimet e fundit në sektor, veçanërisht rritja e kapaciteteve prodhuese kryesisht nga impiantet fotovoltaike, ka rritur nevojën për forcimin e linjave të transmetimit, me qëllim përballimin e flukseve, si dhe rritjen e sigurisë së sistemit elektroenergjetik. Nënstacioni elektrik Elbasani
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural miratoi kontratën financiare me Bankën Evropiane të Investimeve për infrastrukturën bashkiake për projektin ‘Porta e Alpeve’”. Marrëveshja financiare parashikon një hua prej 50 milionë eurosh nga Banka Evropiane e Investimeve për realizimin e ndërhyrjeve infrastrukturore në Shqipërinë e Veriut. Zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiraj i cili prezantoi objektivat
Kur u krijua në vitin 2019 me ligj të posaçëm, Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC) u prezantua si një instrument modern i shtetit për të mobilizuar kapital publik dhe privat dhe për të zhvilluar pronat shtetërore. Ideja ishte që Shqipëria të kishte një strukturë të ngjashme me fondet sovrane apo agjencitë zhvilluese që menaxhojnë asetet
Shqipëria do të ketë për herë të parë një qendër të madhe të të dhënave, falë një investimi prej rreth 100 milionë eurosh nga kompania izraelite ADC, e përzgjedhur pas afrimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Izraelit. Lajmi bëhet i ditur nga media izraelite “Globes”. Projekti do të ndërtohet në një zonë të lirë ekonomike
Zonat malore të vendit, veçanërisht ato në veri, do të jenë në qendër të fazës së dytë të zbatimit të ligjit “Për Paketën e Maleve”, që nis në shtator me përzgjedhjen dhe shpalljen e territoreve ku do të aplikohen lehtësitë fiskale dhe procedurale të parashikuara. Fokusi është që bashkitë të identifikojnë zonat me potencial zhvillimi,
Në një treg gjithnjë e më dinamik, ku pritshmëritë ndaj bizneseve për të përmbushur standarde mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG) janë në rritje, OTP Bank Albania, pjesë e OTP Group, një nga grupet kryesore bankare në Evropën Qendrore dhe Lindore, konfirmon pozicionin e saj si një partner i palëkundur për bizneset që synojnë rritjen
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), duke marrë shkas nga informacioni i publikuar në rrjetet sociale, paralajmëron investitorët shqiptarë se platforma e investimeve NetherexPro nuk është e licencuar, regjistruar dhe as e njohur nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Mbështetur në Ligjin nr. 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit” dhe Ligjin nr. 66/2020, datë 21.05.2020 “Për tregjet financiare