Sipas të dhenave nga INSTAT, për muajin tetor hyrjet ne territorin shqiptar janë rritur me 66.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, duke arritur vlerën 1,256,554 shtetas, përfshirë shtetasit shqiptarë dhe ato të huaj. Hyrjet e shtetasve shqiptarë për këtë periudhë arrijnë vlerën 564 mijë ndërkohë që numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 691 mijë. Sipas llogaritjeve konstatojmë se rritjet sipas llojit të hyrjeve janë 45.2% dhe 89.4%, krahasuar me muajin Tetor të vitit 2022.
Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Tetor 2023 janë 557 mijë, ndërsa daljet e të huajve janë 664 mijë. Kjo rritje përllogaritet 13.5% dhe 32.5% respektivisht. Gjatë dhjetëmujorit 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 8.9 milion dhe kjo shifër është rritur me 32.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Sa i përket daljeve të shtetasve shqiptarë nga territori gjatë muajit Tetor 2023, janë 644,745 dhe janë rritur me 81.1%.
Në Tetor të vitit 2023 rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës me 660,057 shtetas pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore, përkatësisht me 16,495 dhe 8,355 shtetas.
Rritje gjatë muajt tetor kanë pësuar dhe hyrjet e shtetasve të huaj për arsye pushimi ose vizite tek të afërmit e tyre.
