Qeveria ka miratuar tri vendime për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në bashkitë Delvinë, Konispol dhe Pogradec, në kuadër të zbatimit të ligjit “Për paketën e maleve”, duke synuar nxitjen e zhvillimit ekonomik, industrial dhe turistik në këto territore.
Në Bashkinë Delvinë janë shpallur dy zona kryesore. Zona e parë përfshin fshatrat Bamatat, Vllahat, Rusan, Lefterhor, Kakodhiq, Sopot, Stjar, Vanë dhe Blerimas, me një sipërfaqe prej 5 733 hektarësh. Zona e dytë përfshin fshatrat Vërgo, Tatzat, Kalasë, Fushë-Vërri, Senicë, Kopaçez, Qafëdardhë dhe Bajkaj, me një sipërfaqe shumë më të madhe prej 15 743 hektarësh.
Në Bashkinë Konispol janë shpallur tri zona. Zona e parë përfshin qytetin Konispol dhe fshatrat Çiflik dhe Shalës, me sipërfaqe 4 829 hektarë. Zona e dytë përfshin fshatrat Markat, Ninat, Janjar, Dishat dhe Vërvë, me sipërfaqe 3 981 hektarë, ndërsa zona e tretë përfshin fshatrat Xarrë dhe Mursi, me sipërfaqe 1 264 hektarë.
Ndërkohë, Bashkia Pogradec përfshin numrin më të madh të zonave të shpallura, gjithsej 10 zona të shpërndara në disa njësi administrative. Zona më e madhe është ajo që përfshin një numër të gjerë fshatrash si Golik, Zalltore, Slatinë, Selcë e Poshtme, Proptisht, Slabinjë, Velçan, Udenisht dhe të tjerë, me sipërfaqe 3 421 hektarë. Zona të tjera përfshijnë territore në Çërravë, Dardhas, Buçimas, Velçan dhe Trebinjë, me sipërfaqe që variojnë nga 23 hektarë deri në mbi 1 900 hektarë, duke përfshirë zona si Grunjas, Prenisht, Lekas dhe Osnat me 1 927 hektarë, si dhe zona të tjera më të vogla si Lin dhe Buqez me 63 hektarë apo Peshkëpi dhe Lumas me 23 hektarë.
Sipas vendimeve, kufijtë dhe shtrirja e këtyre zonave do të përcaktohen në hartat zyrtare sipas sistemit KRGJSH, ndërsa aktivitetet që do të zhvillohen në këto zona përfshijnë zhvillimin ekonomik, industrial dhe turistik.
Për zbatimin e këtyre vendimeve janë ngarkuar Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe bashkitë përkatëse. Vendimet do të hyjnë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Këto shpallje konsiderohen si pjesë e një strategjie më të gjerë për zhvillimin e zonave malore dhe për nxitjen e investimeve në territore që deri më tani kanë pasur potencial të pashfrytëzuar ekonomik./ekofin.al
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË DELVINË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Delvinë, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, fshatrat Bamatat, Vllahat, Rusan, Lefterhor, Kakodhiq, Sopot, Stjar, Vanë dhe Blerimas, pjesë të njësisë administrative Delvinë, Bashkia Delvinë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 5 733 (pesë mijë e shtatëqind e tridhjetë e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
b) Zona nr.2, fshatrat Vërgo, Tatzat, Kalasë, Fushë-Vërri, Senicë, Kopaçez, Qafëdardhë dhe Bajkaj, pjesë të njësisë administrative Vërgo, Bashkia Delvinë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 15 743 (pesëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e dyzet e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Delvinë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË KONISPOL
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Konispol të zonave, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, qyteti Konispol dhe fshatrat Çiflik dhe Shalës, pjesë e njësive administrative Konispol dhe Markat, Bashkia Konispol, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 4829 (katër mijë e tetëqind e njëzet e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
b) Zona nr.2, fshatrat Markat, Ninat, Janjar, Dishat dhe Vërvë, pjesë e njësisë administrative Markat, Bashkia Konispol, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 3981 (tre mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
c) Zona nr.3, fshatrat Xarrë dhe Mursi, pjesë e njësisë administrative Xarrë, Bashkia Konispol, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 1264 (një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Konispol për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË POGRADEC
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Pogradec, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, fshatrat Nizhavec, Kodras, Pretushë dhe Grabovicë, pjesë e njësisë administrative Çërravë, Bashkia Pogradec, Qarku Korçë, me sipërfaqe 194 (njëqind e nëntëdhjetë e katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
b) Zona nr.2, fshatrat Grunjas, Prenisht, Lekas, Osnat, Nicë, Stërkanj dhe Derdushë, pjesë e njësisë administrative Dardhas, Bashkia Pogradec, Qarku Korçë, me sipërfaqe 1 927 (një mijë e nëntëqind e njëzet e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
c) Zona nr.3, fshatrat Gështënjas, Leshnicë dhe Çërravë, pjesë e njësive administrative Buçimas dhe Çërravë, Bashkia Pogradec, Qarku Korçë, me sipërfaqe 226 (dyqind e njëzet e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ç) Zona nr.4, fshatrat Peshkëpi dhe Lumas, pjesë e njësive administrative Buçimas dhe Çërravë, Bashkia Pogradec, Qarku Korçë, me sipërfaqe 23 (njëzet e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
d) Zona nr.5, fshatrat Alarup, Bletas dhe Blacë, pjesë e njësisë administrative Çërravë, Bashkia Pogradec, Qarku Korçë, me sipërfaqe 377 (treqind e shtatëdhjetë e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
dh)Zona nr.6, fshatrat Jollë, Llëngë, Hondisht, Çezmë e Madhe, Çezmë e Vogël, Pevelan dhe Trebinjë, pjesë e njësive administrative Velçan dhe Trebinjë, Bashkia Pogradec, Qarku Korçë, me sipërfaqe 1 321 (një mijë e treqind e njëzet e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
e) Zona nr.7, fshatrat Bishnicë, Buzahishtë, Senishtë, Velçan dhe Losnik, pjesë e njësisë administrative Velçan, Bashkia Pogradec, Qarku Korçë, me sipërfaqe 1 032 (një mijë e tridhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ë) Zona nr.8, fshatrat Golik, Zalltore, Slatinë, Vërri, Selcë e Poshtme, Kriçkovë, Homçan, Proptisht, Somotinë, Slabinjë, Homezh, Hoshtecë, Selcë e Sipërme, Velçan, Laktesh dhe Udenisht, pjesë e njësive administrative Proptisht, Trebinjë, Velçan dhe Udenisht, Bashkia Pogradec, Qarku Korçë, me sipërfaqe 3 421 (tre mijë e katërqind e njëzet e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
f) Zona nr.9, fshatrat Lin dhe Buqez, pjesë e njësisë administrative Udenisht, Bashkia Pogradec, Qarku Korçë, me sipërfaqe 63 (gjashtëdhjetë e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
g) Zona nr.10, fshatrat Dardhas dhe Remenj, pjesë e njësive administrative Dardhas dhe Buçimas, Bashkia Pogradec, Qarku Korçë, me sipërfaqe 200 (dyqind) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Pogradec për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
