Tetori konsiderohet si muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit. Kjo sëmundje shkaktohet nga dëmtimi i ADN-së dhe mutacionet gjenetike, por gjithashtu edhe nga trashëgimi i gjeneve të caktuara. Mënyra se si ne ushqehemi luan një rol të rëndësishëm po ashtu dhë për të ulur rrezikun e kancerit të gjirit ne duhet të përmirsojmë regjimin tonë dukë konsumuar ushqimet e duhura:
Perimet me gjethe jeshile
Lakra jeshile, rukola apo spinaqi, janë vetëm disa nga perimet me gjethe jeshile që mund të kenë veti antikancerogjene.
Ato përmbajnë antioksidantë karotenoidë, duke përfshirë beta karotenin, luteinën dhe zeaxanthinën, të cilat kanë traguar se mund të reduktojnë rrezikun e kancerit të gjirit.
Agrumet
Agrumet janë të mbushura me folat, vitaminë C, disa lloje karotenoidesh dhe antioksidantë si kuercetina etj. Këto lëndë ushqyese ofrojnë efekte antioksiduese, antikancerogjene dhe anti-inflamatore.
Peshku i yndyrshëm
Peshqit e yndyrshëm si salmoni apo sardelet, njihen për përfitimet e tyre shëndetësore. Yndyrnat omega-3, seleniumi dhe antioksidantët që ato përmbajnë me shumicë mund të ofrojnë efekte mbrojtëse ndaj sëmundjes.
Frutat e pyllit
Konsumimi i rregullt i frutave të pyllit mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të disa llojeve të kancerit, përfshirë atë të gjirit.
Perimet si hudhra, qepa dhe preshi
Në veçanti perimet si hudhra, qepa dhe preshi, janë të pasura me një sërë lëndësh ushqyese, duke përfshirë antioksidantë dhe vitaminën C, që kanë veti të fuqishme antikancerogjene.
Fruatat si pjeshkët, mollët dhe dardhat
Antioksidantët që këto fruta të veçanta përmbajnë, kanë treguar në disa studime se mund të pengojnë rritjen dhe përhapjen e një linje qelizore të kancerit të gjirit.
Për më tepër, rezultoi se konsumi i mollëve dhe dardhëve lidhej me një rrezik më të ulët të kancerit.
Perimet e kryqëzuara
Këtu mund të përmendim lulelakrën, lakrën dhe brokolin. Ato janë të pasura me komponime glukozinolate, me të cilat trupi juaj mund të luftojnë qelizat e dëmtuara duke ulur rrezikun e kancerit.
Fasulet
Fasulet janë të ngarkuara me fibra, vitamina dhe minerale. Në mënyrë të veçantë, përmbajtja e tyre e lartë e fibrave mund të mbrojë kundër kancerit të gjirit.
Barishtet dhe erëzat
Barishtet dhe erëzat si majdanozi, rozmarina, rigoni, trumza, shafrani i Indisë dhe xhenxhefili, përmbajnë komponime bimore që mund të ndihmojnë në mbrojtjen kundër kancerit të gjirit.
