Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:46 - Qershor 4, 2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

16:16 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Sejko me drejtuesit e bankave: Qasje të kujdesshme me kredidhënien

16:10 - Janar 9, 2025 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko organizoi një takim me përfaqësues të sistemit bankar në vend, për të diskutuar rreth objektivave ku bankat mund të fokusohen për forcimin e mëtejshëm të sektorit në vijimësi.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në fokus të takimit ishte nxitja e rolit të bankave për  zhvillimin e ekonomisë vendase nëpërmjet financimit me kredi të projekteve eficiente të biznesit dhe familjeve, dhe zgjerimi i gamës së produkteve dhe shërbimeve financiare për publikun.

Diskutimet u ndalën edhe në çështje si nxitja e inovacionit, anëtarësimi në SEPA, bankingu i hapur etj.

Guvernatori Sejko u shpreh se transformimi digjital, nëpërmjet adoptimit të vazhdueshëm të teknologjive inovative, mbetet i një rëndësie të veçantë për sektorin bankar. Bankat duhet të vazhdojnë të investojnë në teknologji, duke theksuar nevojën për zgjidhje bankare digjitale për të përmirësuar përvojën e klientit, për të adresuar sfidat e sigurisë kibernetike dhe rritur besimin e klientëve në shërbimet online.

Duke marrë shkas nga finalizimi i aderimit të Shqipërisë në SEPA (Single Euro Payments Area), si pjesë e grupit të parë të vendeve të Ballkanit Perëndimor të pranuara në këtë zonë, Guvernatori i bëri thirrje bankave të vijojnë përgatitjet për të respektuar afatet e vendosura, në mënyrë që të realizojnë aderimin në skemat SEPA dhe kryerjen e transaksioneve SEPA për klientët brenda vitit 2025. Në këtë kuadër, tashmë është koha që sistemi bankar të angazhohet për të qenë plotësisht pjesë e sistemeve SEPA, duke investuar në teknologji, infrastrukturë dhe trajnime të stafit.

Kjo iniciativë pritet të ndikojë gjithashtu drejtpërdrejt në rritjen e kënaqësisë së klientit të sektorit bankar, nëpërmjet rritjes së efikasitetit të pagesave ndërkufitare dhe integrimin në sistemin financiar evropian, çka do të përkthehet në transaksione më të shpejta dhe me kosto më efektive në euro për klientët.

Një tjetër çështje e sjellë në vëmendje ishte kreditimi i ekonomisë, zgjerimi i të cilit është përkthyer si një nga burimet kryesore të mbështetjes së ekonomisë me fonde, si dhe si nxitës i rritjes së konsumit dhe të investimeve në vend. Ky sektor, në tërësi, ka shfaqur një maturi të shtuar e përqasje proaktive ndaj kreditimit të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, megjithatë një fokus i veçantë mund të nevojitet për sektorët e nënkredituar dhe kryesisht ai i bizneseve të vogla e të mesme. Guvernatori u ndal dhe në rëndësinë e cilësisë së portofoleve të kreditimit, me qëllim ruajtjen e një sektori bankar sa më të shëndetshëm dhe njëkohësisht mbështetës të zhvillimit ekonomik të vendit. Ai u shpreh se qasja e kujdesshme e sektorit gjatë proceseve të financimit është një kusht themelor për forcimin e mëtejshëm të stabilitetit financiar në vend.

Më pas, takimi vijoi me diskutime dhe shkëmbime mendimesh midis të pranishmëve, dhe u vlerësua shumë frytdhënës nga të gjithë pjesëmarrësit, të cilët shprehën angazhimin e tyre për krijimin e një platforme të përbashkët pune për periudhën në vijim.

Ekofin Media
Ekofin Media
bankat kredidhënia kujdes sejko SEPA
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:46 - Qershor 4, 2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

16:16 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

gazetar_217:20 - Qershor 4, 20260

Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik Dokumentin e Politikave për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla…

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:46 - Qershor 4, 2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

16:16 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

14:35 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

16:46 - Qershor 4, 2026

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:16 - Qershor 4, 2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:46 - Qershor 4, 2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

16:16 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter