Tenderi për Portin e Ri tregtar në Porto Romano zyrtarisht është anulluar.
Njoftimi është shpallur në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.
Sipas Autoritetit Portual Durrës, tenderi u anulua pasi “në procedurat me faza nuk u dorëzua asnjë kërkesë e përshtatshme”.

Në garë ishte vetëm kompani Achirodon. Tenderi për këtë projekt, 393 milionë euro pa TVSH ka dështuar disa herë.
“Më 9 mars 2026, në orën 14:00, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë aksesuar llogaritë e tyre në sistemin elektronik të APP-së, në përputhje me parashikimet e procedurës së prokurimit, dhe kanë konstatuar se nuk është paraqitur asnjë ofertë nga operatori ekonomik i kualifikuar për fazën e dytë.
Për rrjedhojë, procedura e prokurimit anulohet, pasi brenda afatit dhe orarit të përcaktuar nuk është paraqitur asnjë ofertë e vlefshme”, thuhet në Buletinin e Prokurimeve.
