Të tjera kulla pritet të ngrihen në Tiranë, ndërkohë që nuk mungojnë lejet edhe për ndërtesa më të ulëta, si edhe ato për resorte, hotele e të tjera, akorduar nga KKTU.
Rendi i ditës i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit për mbledhjen e 23 tetorit 2025, por u zbardhur në faqe vetëm sot, tregon një volum të konsiderueshëm lejesh për godina shumëkatëshe, që shtrihen nga zonat qendrore deri në periferi. Projekte me 20, 25 dhe deri në 28 kate, të kombinuara me disa kate parkimi nëntokë, janë propozuar në zona si “5 Maji”, “Artan Lenja”, Kashari apo “Konferenca e Pezës”, duke reflektuar një kërkesë të qëndrueshme për hapësira banimi dhe shërbimi në një qytet në zgjerim të vazhdueshëm.
Përveç ndërtesave individuale, vihet re një orientim drejt zhvillimeve komplekse multifunksionale, ku banimi, hoteleria dhe shërbimet ndërthuren në të njëjtin projekt. Kompleksiteti i këtyre ndërtimeve, që përfshijnë disa godina në të njëjtën hapësirë dhe lartësi të ndryshme, tregon një transformim të modelit të zhvillimit urban, nga ndërtime të izoluara drejt qyteteve të vogla. Kjo qasje synon jo vetëm shfrytëzimin maksimal të tokës urbane, por edhe krijimin e zonave me funksione të plota ekonomike dhe sociale.
Në të njëjtën kohë, vendimet e KKTU-së konfirmojnë se Tirana mbetet epiqendra e investimeve në ndërtim, duke tërhequr pjesën më të madhe të projekteve me intensitet të lartë kapitali. Ky përqendrim rrit presionin mbi infrastrukturën dhe planifikimin urban, por nga ana tjetër reflekton edhe rolin e kryeqytetit si motori kryesor ekonomik i vendit.
Paralelisht me zhvillimin urban, bregdeti shqiptar vijon të përjetojë një valë të fortë investimesh në turizëm dhe hoteleri. Rendi i ditës përfshin një sërë projektesh për struktura akomoduese në zona si Jalë, Ksamil, Dhërmi, Radhimë apo Orikum, duke konfirmuar orientimin strategjik drejt turizmit elitar dhe resorteve të integruara. Këto investime nuk kufizohen vetëm në hotele tradicionale, por përfshijnë edhe komplekse me vila, apartamente turistike dhe struktura shërbimi të ndërthurura me elementë rekreativë si pishina apo hapësira të dedikuara për relaks.
Ndryshimet dhe shtesat në projekte ekzistuese në zonat bregdetare tregojnë gjithashtu një dinamikë të lartë të tregut, ku investitorët ripozicionohen për të rritur kapacitetet ose për të përmirësuar standardet. Kjo lidhet drejtpërdrejt me rritjen e kërkesës për turizëm në Shqipëri dhe përpjekjen për të kaluar nga modeli sezonal në një ofertë më të qëndrueshme dhe me vlerë të shtuar më të lartë.
Në një plan më të gjerë, investimet në turizëm po ndikojnë në transformimin ekonomik të zonave bregdetare, duke gjeneruar zinxhirë të rinj vlerash; nga ndërtimi dhe shërbimet, te punësimi dhe konsumi lokal. Megjithatë, sfida mbetet balanca mes zhvillimit intensiv dhe ruajtjes së mjedisit natyror, veçanërisht në zona me ndjeshmëri të lartë ekologjike.
Në anën tjetër të spektrit të zhvillimit, rendi i ditës evidenton një rritje të investimeve në sektorët prodhues dhe logjistikë, përmes ndërtimit të kapanoneve, magazinave dhe parqeve industriale. Projekte si kompleksi i magazinimit në Vorë apo strukturat industriale në Krujë, Durrës dhe Tiranë tregojnë një përpjekje për të forcuar infrastrukturën mbështetëse të ekonomisë reale. Këto investime janë thelbësore për zhvillimin e zinxhirëve të furnizimit dhe për rritjen e kapaciteteve prodhuese në vend.
Një element i rëndësishëm në këtë listë është edhe energjia, me miratimin e një impianti fotovoltaik prej 25 MW në Fier. Ky projekt konfirmon trendin në rritje të investimeve në energjinë e rinovueshme, duke reflektuar jo vetëm nevojën për diversifikim energjetik, por edhe orientimin drejt burimeve të qëndrueshme dhe më pak të varura nga importet.
Në të njëjtën linjë, edhe projektet bujqësore dhe agroturistike: nga stallat dhe magazinat bujqësore te strukturat e akomodimit rural, tregojnë një diversifikim të zhvillimit territorial përtej zonave urbane dhe bregdetare./ekofin.al
Lista e plotë e lejeve
1. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë hotelerie dhe banim 1, 2, 3 dhe 4 kate me pishinë dhe 1 kat parkim nëntokë’’, me vendndodhje në Tale, Bashkia Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Demal” sh.p.k.
2. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë 1 kat me funksion “Bar Restorant”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me zhvillues Z.Ilir Nikaj.
3. Leje Ndërtimi për objektin: “Shtesë kati dhe shtesë anësore për objektin ekzistues 2 kate dhe 1 kat nëntokë, me funksion punishte, ndodhur në Lundër, Njësia Administrative Farkë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Av 7” sh.p.k.
4. Leje Ndërtimi për objektin: “Stallë lopësh”, me vendndodhje Pezë e Madhe, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Znj. Entela Peza.
5. Leje Ndërtimi për objektin: “Kapanon për magazinimin e produkteve bujqësore me mur rrethues”, me vendndodhje në Zonën Fshat, Bashkia Krujë, me subjekt zhvillues Znj. Marsida Thomollari.
6. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks shërbimesh dhe magazinimi 1 dhe 2 kate (Tirana Industrial Park)”, me vendndodhje në Bashkinë Vorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “He-In Invest” sh.p.k.
7. Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimi dhe magazinimi 2-3 kat me 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Vaqarr, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “I N D A” sh.p.k.
8. Leje Ndërtimi për objektin: “Magazinë industriale 1 kat, zyra 3 kat dhe mur rrethues”, me vendndodhje Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “FMI Trade & Construction” sh.p.k.
9. Leje Ndërtimi për objektin: “Kapanon industrial 1 kat”, me vendndodhje në Krujë, Bashkia Krujë, me zhvillues Z. Sami Xhixha.
10. Për miratimin e shtyrjes së afatit dhe ndryshim projekti gjatë ndërtimit për objektin: “Godinë shërbimi restorant me 2 kate mbi tokë dhe 1 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Baitel Bojo Resort” sh.p.k.
11. Për miratimin e ndryshimeve në projekt gjatë ndërtimit për objektin: “Strukturë banimi dhe hotelerie 1-8 kate, me 2 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Brunes” sh.p.k.
12. Leje Ndërtimi për objektin: “Përmiresimi dhe zgjerimi i infrastruktures laboratorike dhe shtrimi i linjave të gazit për departamentin e mbrojtjes së bimëve”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues “Instituti Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë”.
13. Për miratimin e ndryshimit të projektit gjatë ndërtimit për objektin: “Shtesë anësore e institutit të mjekësisë ligjore, “Ndërtimi i dhomës frigoriferike kufomambajtëse”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Institutin e Mjekësisë Ligjore.
14. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit fotovoltaik “Power Energy Solar Park 25 MW”, me vendndodhje në Dërmënas, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Power Energy” sh.p.k.
15. Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë hotelerie dhe banimi 1-5 kate mbi tokë, me 1 kat nëntokë”, me vendodhje në Jalë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Aba Property Development & Management” sh.p.k
16. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt Hotelerie me 6 kate mbitokë dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Ksamil, Bashkia Sarandë, me zhvillues Z.Myrvet Korbi dhe Znj.Hasime Korbi.
17. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimi “Golem Rezidence”, me vendndodhje në Golem, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “A.S. Construction” sh.p.k.
18. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 5, 7, 16, 17, 18, 19, 20 dhe 21 kate mbi tokë dhe me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje pranë Rrugës “5 maj”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Eb Construction” sh.p.k.
19. Leje Ndërtimi për objektin: “Agroturizëm – struktura akomodimi dhe shërbimi 1 dhe 2 kate me pishina të jashtme”, me vendndodhje në Shëngjergj, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues Znj.Fatbardha Duka.
20. Leje Ndërtimi për objektin: “Agroturizëm – struktura akomodimi dhe shërbimi 1 dhe 2 kate me pishina të jashtme”, me vendndodhje në Shëngjergj, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues Znj.Athina Kolvani.
21. Leje Ndërtimi për objektin: “Agroturizëm 101”, Struktura druri akomoduese”, me vendndodhje në Çorovodë, Bashkia Skrapar, me subjekt zhvillues shoqërinë “Agroturizëm 101” sh.p.k.
22. Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë 2 kate me funksion agroturizëm”, me vendndodhje në Vermosh, Bashkia Malësi e Madhe, me zhvillues Znj.Florinda Peraj.
23. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekte 1, 3 dhe 4 kate me 1 kat nëntokë me funksion shërbimi, zyra dhe magazinë industriale, dhe mur rrethues”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Arb-Security” sh.p.k.
24. Leje Ndërtimi për objektin: “Kapanon industrial 1 kat dhe ambiente ndihmëse 3 kate me mur rrethues”, me vendndodhje në Xhafzotaj, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Xhaferraj – Alumin” sh.p.k.
25. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt showroom dhe magazine 1 dhe 2 kat me mur rrethues”, me vendndodhje në Bashkinë Finiq, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vëllezërit Shallari” sh.p.k.
26. Leje Ndërtimi për objektin: “Kapanon industrial 1 kat dhe ambjente ndihmëse 3 kate me mur rrethues”, me vendndodhje në Katund të Ri, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Petro Beqiri” sh.p.k.
27. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks magazine industrial”, me vendndodhje në Kosmac, Vau Dejës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Erzeni/sh” sh.p.k.
28. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë rezidenciale me 16 kate mbi tokë dhe 2 katesh nëntokë”, me vendndodhje Qerret, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dulla Konstruksion” sh.p.k.
29. Leje Ndërtimi për objektin: “Apartament Hotel 5 dhe 7 kate me 2 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën e Elbasanit, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Xheluks Construksion” sh.p.k.
30. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 25 kat mbi tokë dhe 3 kat nëntokë”, me vendndodhje pranë Rrugës “Artan Lenja”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Met Invest” sh.p.k.
31. Leje Ndërtimi për objektin: “Nalt Hotel”, Strukturë hoteleri dhe shërbime me 9 dhe 10 kate mbi tokë dhe 1kat nëntokë”, Bashkia Shkodër, me subjekt zhvillues shoqërinë “DBH Construction”sh.p.k.
32. Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë banimi dhe shërbimi 7, 12, 14 kate dhe 2-3 kate nëntokë”, me vendndodhje Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Futura 23 Construction” sh.p.k.
33. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt rezidencial, hoteleri dhe sherbime 12 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntoke”, me vendndodhje në Golem, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Aron -18” sh.p.k.
34. Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë Hoteleri, Banim dhe Shërbime “Strati Di Mare” me 1, 4, 7, 8, 12, 15 dhe 28 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Lezhë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Eark” sh.p.k dhe “Flori” sh.p.k.
35. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe sherbimesh 1, 5, 10, 15, 16 dhe 24 kate me 5 kat parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Kashar, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klensi” sh.p.k.
36. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks hoteleri, banim dhe shërbime 6 dhe 7 kate mbi tokë, me 1, 2 dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Sauk, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Karoli Construction” sh.p.k.
37. Leje Ndërtimi për objektin: “Resort rezidencial dhe turistik “The Collection” 1, 2, 3, 4 dhe 5 kate mbi tokë, me 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Orikum, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “3S” sh.p.k.
38. Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimi e banimideri ne 25 kate mbi tokë, me 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në rrugën “Konferenca e Pezës”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Texas Development” sh.p.k.
39. Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 6, 7, 8 dhe 11 kate me 3 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Valona Konstruksion” sh.p.k.
40. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks banimi 1 deri në 8 kate me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Nik Construction” sh.p.k.
41. Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks banimi dhe shërbimi 2, 3, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 14 dhe 15 kate mbi tokë dhe 2 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Mjull-Bathore, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “CCP Group” sh.p.k.
42. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks me 5 godina banimi dhe shërbimi 12, 18, 20, 23 dhe 27 kate me 4 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Elbavo” sh.p.k.
43. Për miratimin e shtyrjes së afatit dhe ndryshimit të projektit gjatë ndërtimit për objektin: “Hotel me 7 kate mbi tokë, me 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Val Deti”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Erion Keçi” sh.p.k
44. Për një ndryshim në Lejen e Zhvillimit për objektin: “Objekt Hoteleri dhe shërbime 1, 2, 3 dhe 4 kate mbi tokë me 3 kate nëntokë dhe pishinë”, me vendndodhje në Gjilekë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bega-07” sh.p.k.
45. Për një ndryshim në Lejen e Zhvillimit për objektin: “Hotel dhe shërbime 2 dhe 3 kate mbitokë, me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Livadh, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sol Luna Group” sh.p.k.
46. Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 6 kat mbi tokë dhe 1 kat nën tokë”, me vendndodhje në Shëngjin, Bashkia Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Beato Annibale” sh.p.k.
47. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë shërbimi Bar-kafe me 1 kat mbitokë dhe 1 kat nën tokë”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “D’Azur” sh.p.k.
48. Për miratimin e shtyrjes së afatit për objektin: “Hotel 6 kate, restorant e shërbime tregtare 1 kat si dhe rezidenca sezonale 5 kate mbitokë me 1 kat parkim nëntokë”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dyrrakium” sh.p.k.
49. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks me funksion banim dhe shërbimime me 13-14 kate mbi tokë dhe 2-3 kate parkim nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Pasho Hysa”,
Bashkia Tiranë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Interivest Albanian Group”sh.p.k dhe “Arb & Trans-2010” sh.p.k.
