Nga Arben Malaj
Debatet per arsyet e nencmimit te euros do te vazhdoje.Ne kete postim po jap disa argumenta profesionale lidhur me dy propozime. 1.Propozimi i pare : Banka e Shqiperise te nderhyje deri ne aplikimin e kursit te kembimit fiks.
Ka kolege qe theksojne se BSH nuk ka per objektiv vetem inflacionin. Bazuar ne ligjin e BSH objektivi kryesore eshte inflacioni.
Ka banka qendrore si FED qe ka si detyrim inflacionin e ulet dhe mbeshtetje te rritjes se punesimit. Bazuar ne raportin e BE, pjesa per financat, BSH ka detyrim te miratoj nje ligj te ri. Ky eshte momenti per te diskutuar per objektivat e BSH-se.
Nderhyrjet e BSH ne luhatjet e kursit te kembimit aplikohet vetem kur keto luhatje cenojne objektivin e inflacionit. Per sa i perket aplikimit te kursit fix, kjo kerkon nje ekonomi solide me produktivitet te larte.
Vendet me deficit te larte te llogarise korrente dhe shkalle te ulet te produktivitetit e kane te veshtire te mbeshtesin nje kurs fix.
Kujtojme krizen e paundit ne te premten e tij te zeze, kur Soros fitoj 1 miliard dollarenga basti se qeveria britanike nuk mund ta garatonte vleren e paundit.
Kujtoj ne vitin 1997 gjate takimeve me FMN-se, kur Indonezia ishte perfshire nga protestat kunder rregjimit te Suhartos.
Studentet nga Indonezia po protestonin perpa FMN qe ajo te mos i jepte 40 miliard dollare ndihme qe kerkoheshin per te garantuar kursin fix te kembimit.
FMN-nuk e miratoj kerkesen, monedhes kombetare u cvleftesua. Protestat e rrezuan Suharton.
2. Ka propozime per te aplikuar euron si monedhe kombetare.
E para Shqiperia nuk mund te perdor euron si monedhe kombetare pa qene pjese e euro zones. Eshte e vertet qe Kosova dhe Mali i Zi perdorin euron ne menyre te nje anshme, sepse ata kishin si monedhe kryesore dojc marken. Ato nuk jane vende te euro zones, por preken nga politikat monetare te BQE-se.
E dyta – ne historine e zgjerimeve te BE-se dhe te eurozones ka nje diferenca rreth 10 -20 vite midis anetaresimit ne BE me anetaresimit ne euro zone. Psh Kroacia u be vend anetar i BE-se ne vitin 2013 dhe vetem ne vitin 2023 u be vend anetar i eurozones dhe perdorimin e euros si monedhe kombetare.
Bulgaria dhe Rumanua jane anetaresuar ne BE ne 2007, por edhe pas 16 viteve drita e tunelit eshte shume e dobet.
E treta ne e pame gjate krizes se rende te Greqise ne 2008, kur shume akademik dhe politik beres kerkonin te kunderten e asaj qe kerkojne disa experte shqiptare.
Ata kerkonin kalimin nga euro ne dhrami. Debatet pro dhe kunder ishin te veshtira, por fitoj varianti i mos daljes nga euro.
Mesazhi kryesore – mrekullia nuk vjen nga lloji i monedhes, por nga shume faktore domethes dhe reforma te thelka strukturore, disa prej te cilave jane qartesuar nga nobelisti Robert.A.Mundell.
