Elsonida Rama do të jetë sekretarja e përgjithshme e Kryeministrisë. Zonja Rama është prezantuar në një mbledhje format retreat të qeverisë nga vetë kryeministri si pasardhësja e sekretarit jetëgjatë Engjëll Agaçi.
Elsonida Rama vjen në këtë detyrë, pasi më parë ka punuar në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë. Ndërkohë Engjëll Agaçi largohet nga posti i sekretarit të përgjithshëm pasi ka shërbyer aty prej gati 13 vjetësh, që nga ardhja e Edi Ramës në krye të qeverisë.
Më herët, Rama ka punuar gjithashtu në Kryeministri te drejtoria Juridike.
