Tetë kompani shqiptare nga sektori agro-ushqimor do të jenë pjesë e edicionit 2026 të Gulfood, që zhvillohet nga 26 deri më 30 janar2026, një ngjarje madhore botërore që shtrihet njëkohësisht në Dubai Exhibition Centre dhe Dubai World Trade Centre. Ky panair, injohur si një nga më të mëdhenjtë dhe më prestigjiozët në industrinëglobale të ushqimit dhe pijeve, përfaqëson një vitrinë tëjashtëzakonshme për promovimin e produkteve shqiptare në tregjetndërkombëtare.
Pjesëmarrja e kompanive shqiptare bëhet e mundur falë mbështetjes sëInternational Trade Centre (ITC) dhe Swiss State Secretariat for Economic Affairs (SECO), në kuadër të përpjekjeve për të nxitureksportet, për të rritur konkurrueshmërinë dhe për të mbështeturndërkombëtarizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare. Kjo mbështetje synon të krijojë ura konkrete lidhjeje mes prodhuesveshqiptarë dhe tregjeve globale.
Kompanitë pjesëmarrëse përfaqësojnë sektorë me potencial të lartëeksporti, përfshirë vajin e ullirit, bimët mjekësore dhe aromatike, sidhe vajrat esenciale. Gjatë panairit, ato do të prezantojnë cilësinë, autenticitetin dhe standardet e produkteve shqiptare përballë njëaudience ndërkombëtare të përbërë nga importues, distributorë, blerësme shumicë dhe profesionistë të industrisë ushqimore nga mbi 190 vende.
Pjesëmarrja në Gulfood 2026 u hap kompanive shqiptare dyert përtakime B2B, krijimin e partneriteteve të reja tregtare dhe eksplorimine tregjeve me potencial të lartë, veçanërisht në Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë. Njëkohësisht, ajo kontribuon në forcimin e imazhit tëmarkës “Made in Albania”, duke e pozicionuar Shqipërinë si një vend me produkte autentike, cilësore dhe konkurruese në skenën globale.
E mbështetur nga ITC dhe SECO, kjo pjesëmarrje pritet të shërbejë sinjë nxitës i rëndësishëm për rritjen e eksporteve shqiptare, zgjerimin e rrjeteve tregtare dhe rritjen e qëndrueshme të pranisë së produkteveshqiptare në tregjet ndërkombëtare.


