Greqia këtë vjeshtë do të fillojë të shesë aksione në katër bankat e saj më të mëdha, sipas raportimeve të zyrtarëve të sektorit dhe bankierë, duke shënuar momentin historik më të fundit në rimëkëmbjen e vendit nga kriza financiare që pësoi në dekadën e kaluar.
Fondi i shpëtimit të bankave, i kontrolluar nga shteti, HFSF do të shesë veçmas aksionet në Bankën Kombëtare të Greqisë (NBG), Piraeus Bank, Alpha Bank dhe Eurobank që ajo bleu nga ana e saj për injektimin e rreth 50 miliardë eurosh për të rikapitalizuar huadhënësit gjatë periudhës së krizës financiare të vendit.
1.4% e aksioneve të HFSF në Eurobank do të jetë e para që do të dalë në shitje. Menaxhmenti i bankës ka thënë se planifikon të blejë aksionet e saj në gjysmën e dytë të vitit.
“Eurobank do të paraqesë një propozim në HFSF për të blerë aksionet e saj deri në fund të gushtit”, tha për Reuters, një burim i dytë i përfshirë në proces.
HFSF zotëron gjithashtu 9% të aksioneve në Alpha, 27% në Piraeus Bank dhe 40.4% në Bankën Kombëtare të Greqisë (NBG).
