Rusia është tërhequr nga marrëveshja ndërkombëtare për lejimin e eksporteve të grurit nga Ukraina e shkatërruar nga lufta, dhe do ta rinovojë marrëveshjen vetëm pasi të përmbushen kushtet në lidhje me prodhimin rus, tha një zëdhënës i Kremlinit.
“De facto, marrëveshja e Detit të Zi përfundoi së funksionuari sot”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov.
“Fatkeqësisht, kushtet e marrëveshjes të vendosura nga pala ruse nuk janë zbatuar ende, kështu që vlefshmëria e saj ka skaduar”, sipas Peskov.
“Sapo pala ruse të jetë e kënaqur, Rusia do t’i kthehet menjëherë zbatimit të marrëveshjes”, tha Peskov.
Javët e fundit, Rusia pretendoi se pengesat për eksportet ruse të grurit dhe plehrave kimike nuk ishin hequr.
Ukraina është ndër prodhuesit më të mëdhenj të grurit në botë. Në fillim të pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, shumë vende u kërcënuan nga uria. Sipas të dhënave të Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, drithërat ukrainase ushqejnë 400 milionë vetë në botë.
