Gjatë muajit Tetor 2025, në territorin e Republikës së Shqipërisë kanë hyrë gjithsej 1.577.265 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka shënuar një rritje prej 14,1%, krahasuar me Tetorin 2024, duke reflektuar një intensifikim të ndjeshëm të lëvizjeve hyrëse në vend.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, 1.545.580 shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar një rritje prej 15,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo tregon se fluksi i përgjithshëm i qarkullimit të shtetasve ka qenë më i lartë si në hyrje, ashtu edhe në dalje.
Në Tetor 2025, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 668.623, duke pësuar një rritje prej 7,7%, krahasuar me Tetorin 2024.
Ndërkohë, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 908.642, një tregues që ka shënuar rritje prej 19,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Kjo rritje pasqyron interesin në rritje për vizita në Shqipëri, kryesisht për turizëm dhe qëllime personale.
Gjatë muajit Tetor 2025, 659.405 shtetas shqiptarë rezultojnë të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar një rritje prej 5,6%, krahasuar me Tetorin 2024.
Sa i përket shtetasve të huaj, daljet nga territori i Shqipërisë janë 886.175, duke shënuar një rritje të konsiderueshme prej 24,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në Tetor 2025, 95% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri vijnë nga rajoni i Evropës.
Nga këta, Evropa Jugore zë 73% të hyrjeve, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 12% dhe Evropa Qendrore/Lindore me 6%. Ky dominim i tregjeve evropiane konfirmon vazhdimësinë e interesit të lartë të turistëve nga rajoni.
Sipas të dhënave të INSTAT, 98% e hyrjeve të shtetasve të huaj kanë për qëllim arsye personale. Ky tregues ka shënuar një rritje prej 19,7%, krahasuar me Tetorin 2024, duke konfirmuar rolin kryesor të turizmit dhe vizitave personake në flukset hyrëse.
Ndërkohë, hyrjet për qëllime biznesi dhe profesionale janë rritur me 3,8%, duke treguar stabilitet dhe interes të vazhdueshëm në aktivitetet ekonomike.
Në tërësi, të dhënat e Tetorit 2025 tregojnë se Shqipëria ka përjetuar një rritje të dukshme të qarkullimit të shtetasve, me theks të veçantë në hyrjet e turistëve nga Evropa dhe vizitat për qëllime personale.
