Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi gjatë kësaj jave një politikë të re të kufizimit të vizave që synon zyrtarët dhe agjentët e qeverisë së huaj që ndihmojnë të arratisurit në shmangien e sistemit të drejtësisë amerikane.
Politika e Fallon Smart mban emrin e një 15-vjeçari i cili u vra në një incident në Oregon në vitin 2016, tha në deklaratë Sekretari i Shtetit i SHBA-së Antony Blinken, duke shtuar se shtetasi i huaj i akuzuar për shkaktimin e vdekjes së Smart iku nga Shtetet e Bashkuara për të shmangur gjykimin për vrasje.
“Departamenti i Shtetit është i përkushtuar për të penguar dhe promovuar përgjegjësinë për përfshirjen e jashtëzakonshme të qeverisë së huaj në ndihmën e të arratisurve për t’iu shmangur sistemit të drejtësisë amerikane”, tha Blinken në deklaratë.
Gazeta Oregonian raportoi në vitin 2018 se njeriu i akuzuar për vdekjen e Smart, një shtetas nga Arabia Saudite, ka të ngjarë të jetë larguar nga vendi me ndihmën e qeverisë saudite.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha në një deklaratë se për shkak se të dhënat e vizave janë konfidenciale sipas ligjit të SHBA “ne nuk mund të zbulojmë identitetet e individëve që janë ose mund t’i nënshtrohen kësaj politike”.