Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) në muajin Tetor 2025 arriti 120,3, kundrejt muajit Dhjetor 2020.
Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin tetor 2025 është 2,3%, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 1,9%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin tetor 2025, krahasuar me shtator 2025, është 0,1%.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të çmimeve
Rritja vjetore e çmimeve në muajin tetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,87 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,55 pikë përqindje.
Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,21 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,15 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,13 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,10 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje secili, çmimet e grupeve “Transporti” dhe “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje secili dhe çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,02 pikë përqindje.
Ndryshimet vjetore sipas grupeve kryesore
Krahasuar me muajin tetor 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,3%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 3,2%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,1%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,9%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,4%, “Shërbimi arsimor” me 2,0%, “Veshje dhe këpucë” me 1,8%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,7%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,6%, “Komunikimi” me 1,1%, ndërsa “Shëndeti” dhe “Transporti” kanë shënuar rritje prej 0,5% secili.
Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “Vajra dhe yndyrna” patën një rritje me 4,9%, pasuar nga nëngrupet “Qumësht, djathë dhe vezë” me 4,2%, “Mish” me 2,9%, “Peshk” me 2,5%dhe “Bukë dhe drithëra” me 0,3%.
Ndryshimet mujore të çmimeve
Krahasuar me muajin Shtator 2025, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” shënuan rritje me 1,0%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,3%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2%, si dhe “Ushqime dhe pije joalkoolike”, “Shëndeti”, “Komunikimi” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1% secili.
Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” janë ulur me 1,1%, pasuar nga grupet “Transporti” me 0,4%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1%secili.

