Nga Edvin Peçi
Evolucioni, teknologjia dhe digjitalizimi po ndryshojnë gjithnjë e më shumë përditshmërinë tonë. Nga letra dhe stilolapsi, në ekranin e telefonit. Nga radha në sportel, në një klik në aplikacion. Ky është në thelb revolucioni i firmës elektronike, një mjet që po transformon mënyrën se si nënshkruajmë kontrata, dokumente dhe marrëveshje, e përhapur prej shumë vitesh tashmë në Europë, por e aplikueshme edhe në Shqipëri.
Çfarë është firma elektronike?
Në thelb, firma elektronike është mënyra digjitale për të shprehur vullnetin e nënshkrimit mbi një dokument. Ajo ka të njëjtën vlerë ligjore si nënshkrimi me dorë, nëse është bërë sipas standardeve përkatëse të BE-së.
Kuadri ligjor europian dhe konkretisht rregullorja eIDAS e ndan firmën elektronike në tre nivele të ndryshme, duke nisur me Firmën e thjeshtë (SES), që mund të jetë një klikim “Pranoj” ose futja e emrit në fund të një dokumenti. Më tej është Firma e avancuar (AdES), e cila lidhet në mënyrë unike me nënshkruesin dhe mund të verifikohet. Ndërsa Firma e kualifikuar (QES) është niveli më i lartë, me efekt të barabartë me nënshkrimin me dorë, i vlefshëm në mënyrë të unifikuar në të gjithë BE-në.
Ku përdoret sot firma elektronike?
Firma elektronike përdoret në një sërë shërbimesh, nga banka te bizneset, nga shteti te qytetari. Ajo është shndërruar tashmë në pjesë të pandarë të jetës sonë gjithnjë e më shumë digjitale.
Më konkretisht, firma elektronike përdoret në konkrata kredie dhe kontrata të tjera financiare, marrëveshje punësimi ose konkrata qiraje, apkikime në portale publike (p.sh. e-Albania), në dokumente të tjera si ato të sigurimeve, deklarata tatimore, autorizime, etj.
Në shumë vende të BE-së, firma elektronike është kusht normal pune – njësoj si emaili apo kartat bankare dikur.
Europa digjitale: nga eIDAS te Identiteti i Ri Europian (EUDI)
Në prill 2024 BE miratoi rregulloren e re për Identitetin Digjital Europian (EUDI), që modernizon më tej kuadrin e eIDAS.
Kjo nismë i hap rrugë një epoke të re: çdo qytetar do të ketë një portofol digjital europian ku do të mbajë identitetin, certifikatat dhe nënshkrimin elektronik – të vlefshme në çdo shtet të BE-së në mënyrë të unifikuar.
BE parashikon që brenda dy viteve, pra në pranverën e vitit 2026, këta portofolë do të jenë funksionalë në të gjithë Evropën, duke e bërë firmën elektronike universale dhe falas për përdorim personal.
Shqipëria drejt përafrimit me BE-në me draftin e AKSK
Në qershor doli në konsultim publik projektligji Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”, i cili sipas AKSK synon të modernizojë kuadrin ekzistues ligjor për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara, duke e përafruar plotësisht me rregulloren eIDAS të Bashkimit Evropian. Ai parashikon krijimin e një kuadri të plotë rregullator për identifikimin elektronik, futjen e portofolit të identitetit digjital si një mjet i ri, i sigurt dhe i ndërveprueshëm për qytetarët dhe institucionet, si dhe zgjerimin e shërbimeve të besuara, përfshirë nënshkrimin elektronik, vulosjen, arkivimin dhe verifikimin e të dhënave digjitale.
Portofoli i identitetit digjital, i konceptuar si një risi në këtë projektligj, do t’u mundësojë qytetarëve të ruajnë dhe ndajnë të dhënat e tyre personale në mënyrë të sigurt, të nënshkruajnë dhe vulosin dokumente në formë elektronike, të aksesojnë shërbime publike dhe private si brenda ashtu edhe jashtë vendit dhe të menaxhojnë ndërveprimet e tyre digjitale me transparencë dhe kontroll të plotë.
Tendencat më të fundit europiane
Tregu i nënshkrimeve digjitale në Europë është rritur ndjeshëm, duke kaluar 2 miliardë dollarë në vitin 2024, dhe sipas parashikimeve pritet të arrijë mbi 26 miliardë deri në vitin 2032.
Sipas të dhënave janë mbi 200 ofrues të certifikuar që rezultojnë të jenë pjesë e “Listës së Besuar” të BE-së për firma të kualifikuara.
Më shumë se 60% e bizneseve europiane tashmë përdorin një formë të firmës elektronike, ndërsa pjesa tjetër po kalon gradualisht drejt saj.
Firma elektronike, më shumë siguri dhe prakticitet
Firma elektronike është lehtësisht e verifikueshme dhe e pandryshueshme, pasi çdo nënshkrim është i vulosur kriptografikisht. Ajo është rregulluar ligjërisht, njihet në të gjithë BE-në dhe në të gjitha vendet që kanë tanspozuar rregulloren eIDAS.
Firma elektronike është e shpejtë dhe sjell kursim, pasi është pa letra, pa printime, apo dërgesa postare. Gjithashtu ajo është ESG, miqësore me mjedisin – më pak letër, më pak transport, më pak mbetje.
iute, ndër inovatorët e parë të firmës elektronike në Shqipëri
Në Shqipëri, iute është një nga pionierët e zbatimit praktik të firmës elektronike. Kjo nuk është aspak rastësi, pasi iute është një kompani financiare fintech nga Estonia, që është “atdheu” i IT dhe ndër vendet më të përparuara në Europë dhe në Botë për shërbimet digjitale.
Sot, 97% e kontratave firmosen digjitalisht përmes aplikacionit Myiute – një përqindje që e vendos kompaninë ndër më të avancuarat në rajon për shërbime të automatizuara dhe miqësore për klientin.
Përmes partneritetit me Evrotrust, iute siguron që çdo nënshkrim elektronik në aplikacion është i kualifikuar dhe i njohur në të gjithë BE-në, duke garantuar siguri, ligjshmëri dhe përputhje me standardet më të fundit të eIDAS dhe EUDI.
Ky është një shembull se si digjitalizimi nuk është vetëm teknologji, por besim dhe përvojë më e mirë për klientin.
E ardhmja: një identitet, një klik, gjithë Europa
Në një të ardhme jo shumë të largët, qytetarët europianë do të mund të hapin llogari bankare, të nënshkruajnë kontrata pune apo të blejnë shërbime në çdo vend të BE-së vetëm me portofolin digjital të identitetit.
Shqipëria është duke ndjekur zhvillimet europiane në këtë proces dhe përmes nismave inovatore si ajo e aplikuar nga iute, qytetarët po mësojnë se nënshkrimi i së ardhmes është tashmë pjesë e përditshmërisë së tyre.
