Kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti nuk përjashton mundësinë e uljes së çmimit të energjisë elektrike, në varësi të performancës financiare të OSHEE-së.
Gjatë shqyrtimit të Raportit Vjetor 2024, në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, ai foli për ecurinë e sektorit, veçanërisht për uljen e humbjeve në rrjet si dhe shtimin e kapaciteteve të reja prodhuese.
Diskutimet u fokusuan edhe në sektorin e gazit natyrore, me fokus TEC-in e Vlorës dhe gazifikimin e Korçës.
Zakonisht, Raport i Veprimtarisë Vjetore të Entit Rregullator të Energjisë shqyrtohet brenda 6-mujorit të parë të vitit, por sivjet afatet u tejkaluan, çka do të sjellë edhe vonesë në miratimin e Rezolutës për vitin 2025.
Gjithsesi, në komision u shqyrtuan propozimet e Kuvendit, duke nisur që nga miratimi i çmimit të energjisë për vetëprodhuesit, te kontributi për hartimin e një strategjie afatmesme për eficiencën e energjisë dhe mbrojtja e konsumatorëve./Scantv
