Gazetarët në Ballkanin Perëndimor ftohen të marrin pjesë në “Çmimin e Gazetarisë së Gjelbër”, një nismë që vlerëson raportimet e shkëlqyera mbi çështjet mjedisore dhe tranzicionin e gjelbër në rajon.
Ky çmim synon të promovojë debatin publik, të nxisë gazetarinë cilësore dhe të theksojë rolin e medias në mbështetje të zbatimit të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (GAWB). Duke përfshirë gjashtë ekonomitë: Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën*, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, konkursi është i hapur për veprat e botuara që i afrojnë qytetarët me mundësitë dhe sfidat e tranzicionit të gjelbër.
Autori i punimit më të vlerësuar do të shpërblehet me Certifikatën Profesionale në Gazetari Mjedisore, një kurs trajnimi online i ofruar nga London School of International Business (LSIB). Kursi mund të përfundohet brenda një ose dy muajsh dhe duhet të mbyllet deri në fund të vitit 2025. Përveç kësaj, fituesi do të përfitojë edhe vizibilitet përmes kanaleve të komunikimit të EU4Green dhe do të marrë një certifikatë në format digjital dhe fizik.
Pjesëmarrjet mund të përfshijnë raportime televizive, kronika radiofonike, shkrime online ose artikuj të shkruar të botuar midis 1 Janarit dhe 1 Tetorit 2025. Punimet duhet të kenë origjinë nga njëra prej gjashtë ekonomive dhe mund të jenë në një gjuhë zyrtare vendase ose në anglisht. Veprat në gjuhët amtare duhet të shoqërohen me përkthim në anglisht.
PTema me interes
Punimet duhet të trajtojnë një ose më shumë tema të lidhura me Agjenden e Gjelbër dhe ndikimin e saj tek qytetarët, duke përfshirë: ajrin, ujin dhe tokën e pastër; biodiversitetin dhe natyrën; bujqësinë dhe ushqimin e qëndrueshëm; ekonominë e gjelbër/qarkulluese dhe financat e gjelbra; veprimin për klimën (zbutjen, përshtatjen, qëndrueshmërinë e komunitetit). Inkurajohen gjithashtu edhe perspektivat ndërsektoriale (p.sh., përfshirja, barazia gjinore, drejtësia sociale).
Si të aplikoni
Aplikimet janë të hapura nga 30 Shtatori deri më 9 Tetor 2025. Gazetarët ose përfaqësuesit e autorizuar të mediave mund të aplikojnë duke dërguar punimet e tyre në [email protected], me subject “Për Çmimin e Gazetarisë së Gjelbër.” Çdo punim duhet të përfshijë të dhënat e autorit, datën e publikimit dhe një link ose kopje të punimit të botuar. Lejohen deri në tre punime për çdo aplikant.
Një juri profesionistësh do të vlerësojë punimet bazuar në përkatësi, thellësi, origjinalitet, ndikim publik dhe standarde etike. Fituesi do të shpallet pas përfundimit të procesit të vlerësimit.
Rreth projektit
EU4Green është një program rajonal i financuar nga Bashkimi Evropian me bashkëfinancim nga ADA pjesë e International Partnerships Austria dhe zbatuar nga Agjencia e Mjedisit e Austrisë. Projekti mbështet Ballkanin Perëndimor në avancimin e Agjendës së Gjelbër përmes përafrimit të politikave me standardet e BE-së, forcimit të qeverisjes dhe bashkëpunimit rajonal për një të ardhme të qëndrueshme dhe të qëndrueshme ndaj klimës.
Për më shumë informacion, përfshirë rregullat dhe kushtet e detajuara, vizitoni: https://eu4green.eu/open-call-for-submission-of-journalistic-works-eu4green-green-journalism-award/ ose kontaktoni: [email protected].
