Duke kujtuar një verë të mbushur me temperatura rekord, zjarre dhe thatësira në shumë pjesë të Europës, ndryshimet klimatike nuk duken më kaq larg. Sipas një sondazhi të ri Eurobarometer (qershor 2025), një shumicë e madhe e evropianëve (85%) besojnë se ndryshimet klimatike janë një problem serioz, ndërsa 38% e të anketuarve ndihen vetë të ekspozuar ndaj rreziqeve të lidhura me klimën. Megjithatë, vetëm pak prej tyre janë aktivisht të përfshirë në proceset e vendimmarrjes për shkak të mungesës së mundësive.
Pikërisht për nisjen e vitit të ri shkollor, projekti inovativ i edukimit përmes filmit, EU Youth Cinema: Green Deal (EUYC:GD), hyn në fazën e tij tjetër me një përzgjedhje të zgjeruar të filmave inovativë evropianë mbi temat e mjedisit, qëndrueshmërisë dhe mbrojtjes së klimës, duke ftuar të gjithë nxënësit dhe mësuesit për pjesëmarrje aktive. Kështu, të rinjtë në 12 vende evropiane, përfshirë Shqipërinë, kanë një mundësi unike për të mësuar, diskutuar dhe për t’u angazhuar aktivisht në çështjet mjedisore që janë thelbësore për të ardhmen e Evropës.
“Programet si EU Youth Cinema: Green Deal kanë rëndësi sepse nuk flasin thjesht për mjedisin, ato e tregojnë atë përmes historive me të cilat të rinjtë mund të lidhen. Në Shqipëri, nxënësit janë shumë të vetëdijshëm për problemet që përballemi, por ndonjëherë nuk e shohin se si zgjedhjet e tyre lidhen me panoramën më të madhe. Një vizitë në kinema ose prezantimi i filmave në klasë mund të shkaktojë atë lidhje dhe të ndikoj në idenë e një shoqërie më të gjelbër të duket e realizueshme. Ajo që na duhet tani është të japim të rinjve më shumë hapësirë dhe besim për të kthyer vetëdijen e tyre në veprim” – thotë Iden Petraj, Menaxher Projekti në Active Mobility Albania, partneri lokal i iniciativës EUYC:GD.
And action!
Edisioni shqiptar i EU Youth Cinema: Green Deal (EUYC:GD) u shfaq për herë të parë në kinema javën e kaluar, duke ftuar nxënësit dhe mësuesit për një shfaqje dhe diskutim falas në Cineplexx Tirana East Gate (TEG), ku vetëm të premten e kaluar u prezantua filmi austriak UTOPIA REVISITED (UTOPIA E RISHIKUAR). Para shfaqjes, 185 nxënës dhe 15 mësues patën mundësinë të diskutojnë mbi tema shumë të rëndësishme mjedisore me të ftuarit, arkitektin dhe planifikuesen mjedisore Diana Mile, dhe Mariza Andoni, Menaxhere Projekti në Qendrën për Aftësi Konkurruese (CCS), një OJF e bazuar në Tiranë.
Regjisori Kurt Langbein thotë:
“Është diçka e bukur, e rëndësishme dhe e jashtëzakonshme që ka kaq shumë iniciativa të vogla individuale nga njerëz që duan të jetojnë ndryshe, në mënyrë më të përbashkët. Njerëz që duan të konsumojnë ndryshe, që duan të blejnë më pak produkte, që nuk nxiten nga lakmia. Por ajo që sot u mungon këtyre nismave është një narrativë e përbashkët dhe një utopi e përbashkët. Me filmin, po mundohem t’i jap një shtysë faktit që në të vërtetë ka shumë më tepër se sa shohim në jetën e përditshme.”
Çfarë është EU Youth Cinema: Green Deal?
Programi vjetor i edukimit përmes filmit, EU Youth Cinema: Green Deal (EUYC:GD), ka si qëllim kryesor t’i njohë të rinjtë me sfidat e mbrojtjes së mjedisit, të promovojë zakone të gjelbra dhe të mbështesë një stil jetese më të shëndetshëm dhe më të qëndrueshëm. Projekti angazhon veçanërisht audiencën e re mbi sfidat mjedisore dhe inkurajon zakone të gjelbra dhe një mënyrë jetese më të shëndetshme dhe të qëndrueshme. Ai sjell një gamë të gjerë temash mbi mjedisin për qytetarët e rinj, pavarësisht prejardhjes së tyre, përmes filmave europianë cilësorë dhe diskutimeve me të ftuar të veçantë në kinema, si dhe përmes platformës së vet të streaming-ut në www.euyc.green.

Qëndrueshmëria si interes i përbashkët
Ky projekt pionier mbështetet nga Creative Europe dhe disa partnerë të fortë, si Vienna Insurance Group me markat e saj vendase Sigma, Intersig dhe siguruesin e jetës Vienna Life, Austrian Collecting Society for Audiovisual Media (VAM), Ministria Sllovene e Administratës Publike, si dhe Cineplexx International si partner ekskluziv i kinema.
*”Dëshira për të kontribuar në një shoqëri dhe mjedis që ia vlen të jetohet sot dhe në të ardhmen frymëzon për të hedhur hapa të mëtejshëm në edukimin e brezave të rinj! Projekti EU Youth Cinema: Green Deal, me fokus në përvetësimin e strategjisë së BE për klimën, është iniciativa e duhur, ritmit të së cilës ne i bashkohemi me entuziazëm, në misionin e përbashkët të edukimit të një brezi të rinjsh europian, të ndërgjegjshëm dhe të përgatitur rreth sfidave të mjedisit dhe ndryshimeve klimatike” – thekson Dorinela Ndrejaj, Drejtuese Marketingu në Sigma VIG.

*”Cineplexx International kontribuon në suksesin e këtij projekti shumë inovativ me ekspertizën e saj të rëndësishme në kinema, masat e marketingut të personalizuara dhe infrastrukturën e klasit të parë. Ne gjithashtu e shohim këtë bashkëpunim si një mundësi të shkëlqyer për të ndihmuar në krijimin e një kinema shkollore në 33 qytetet evropiane që aktualisht janë në projeksion, nga Vjena dhe Tirana deri në Shkup, Split dhe Selanik, si një vend ku mund të zhvillohet një dialog i orientuar nga e ardhmja ndërmjet brezave dhe një shkëmbim i njohurive, përvojës dhe praktikave miqësore me mjedisin” – shton Christof Papousek, CFO dhe partner i Cineplexx International, partner ekskluziv i kinema në 11 vende dhe 33 qytete.
Si mund të bashkohesh me projektin e gjelbër?
Në www.euyc.green ka shumë për të zbuluar për të gjithë ata që janë të interesuar mbi temat e gjelbra, pa pasur nevojë për regjistrim. Megjithatë, mësuesit shqiptarë të regjistruar në www.youth-cinema.eu/al do të kenë akses të plotë në platformën e streaming-ut, me aktualisht gati 50 filma europianë dhe dhjetëra materiale didaktike në shqip për përdorim të filmave me tema rreth gjelbërimit në klasë, kudo në Shqipëri dhe falas!


