Përdorimi i parasë fizike në Shqipëri ka mbizotëruar për dekada, por treguesit e këtij viti po paralajmërojnë një ndryshim të rëndësishëm të këtij trendi. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në gjysmën e parë të vitit 2025 është vërejtur një rënie e transaksioneve në arkë dhe një rritje e përdorimit të kartave bankare në terminale POS, ndërsa veprimet fizike në sportelet e bankave janë ulur.
Kjo zhvendosje, nga “paraja në dorë” drejt “pagesave digjitale”, nuk është thjesht një ndryshim teknologjik — ai përbën një evoluim kulturor dhe ekonomik. Bankat, bizneset dhe vetë konsumatorët duhet të përshtaten: siguria e transaksioneve, lehtësia dhe shpejtësia janë bërë parametra ku bankat jo vetëm po konkurrojnë me njëra-tjetrën, por njëkohësisht edhe po përpiqem të gjejnë sa më shumë mekanizma, për të shpërblyer klientin.
Në këtë kuadër OTP Bank Albania ka vendosur të sjellë një nismë që jo vetëm inkurajon këtë tendencë, por edhe e shpërblen drejtpërdrejt klientin. Fushata e re “Cashback 5%” është një shembull konkret se si inovacioni në sektorin bankar, mund të përkthehet në përfitime të prekshme financiare.
Si funksionon “Cashback 5%”
Fushata është menduar që të jetë e thjeshtë dhe e lehtë për t’u përdorur. Çdo klient i OTP Bank Albania që përdor kartën OTP Mastercard për blerje në POS-et e bankës, përfiton 5% kthim të menjëhershëm në llogari. Shuma kreditohet automatikisht brenda shtatë ditëve pune, duke e bërë përvojën jo vetëm transparente, por edhe të shpejtë.
Për të siguruar një shpërblim të qëndrueshëm dhe të barabartë për të gjithë, banka ka vendosur një kufi mujor prej 2,500 lekësh, ndërsa fushata do të vazhdojë deri më 31 dhjetor, 2025. Për shumë konsumatorë, kjo do të thotë kursime të dukshme në shpenzimet e përditshme, sidomos në periudhën e muajve të fundit të vitit, kur edhe ka një prirje të rritjes së shpenzimeve për shkak të festave.
Një hap drejt bankingut modern
Në thelb, ‘Cashback 5%’ nuk është thjesht një ofertë promocionale, por një mesazh i qartë nga OTP Bank Albania: bankingu i së ardhmes është digjital. Duke promovuar përdorimin e kartave në vend të parasë fizike, banka synon të lehtësojë jetën e përditshme të klientëve, të rrisë sigurinë e transaksioneve dhe të kontribuojë në një ekonomi më moderne dhe më transparente.
Përdorimi i kartës nuk është vetëm një mënyrë praktike për të bërë pagesa; është edhe një mënyrë për të kursyer në shpenzimet e përditshme që ne bëjmë. Çdo transaksion kthehet në një përfitim konkret, duke e bërë kartën një mjet që gjeneron vlerë për konsumatorin.
