Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Rritet përdorimi i drogës, OKB: 331 milionë përdorues lëndësh narkotike

23:10 - Qershor 27, 2026

Studimi i fundit, vaksina ndaj Covid mbron edhe zemrën

23:09 - Qershor 27, 2026

Pse po ngatërrojmë “betonizimin” me Zhvillimin Strategjik?

23:08 - Qershor 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Rritet interesi i të huajve për prona në Shqipëri

09:05 - Shtator 11, 2024 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në çdo 4 banesa të shitura gjatë gjashtëmujorit të parë në vendin tonë, një prej tyre është blerë nga shtetas të huaj. 

Ky është konstatimi që bën një vrojtim i Bankës së Shqipërisë lidhur me tregun e pasurive të paluajtshme në vendin tonë, ku theksohet se 27 përqind e shtëpive të shitura gjatë kësaj periudhe janë blerë nga shtetas jorezidentë, nga të cilët rreth 61% rezultojnë të jenë shtetas të vendeve të BE-së.

Gjithsesi Banka e Shqipërisë konstaton se numri total i pronave të shitura nga janari në qershor pësoi rënie krahasuar kjo me një gjashtë mujor  më parë. 

Rreth 53% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej agjentëve janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 65% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës.

Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi gjatë periudhës që përfshin vrojtimi ra shumë lehtë në 10.5 muaj nga 10.9 muaj në vrojtimin e mëparshëm. 

Për Tiranën, koha mesatare e shitjes është rritur lehtë, në 9.7 nga 8.3 muaj. Ndryshe ndodh në zonat bregdetare ku koha mesatare për shitjet është shkurtuar ndjeshëm në 5.9 nga 10.9 muaj.

Indeksi Fischer i çmimit të banesave në rang vendi shënoi rritje të ndjeshme me 16.9% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 8% ndaj një viti më  parë. Rritjen më të madhe indeksi i çmimit e shënoi në kryeqytet me 23.5.

Agjentët raportojnë rritje të kërkesës për qiramarrje, si për banesa, ashtu edhe për prona tregtare, dhe çmimet e qirasë kanë shënuar rritje. 

Për gjashtëmujorin e ardhshëm, agjentët presin rritje të çmimeve dhe rritje të numrit të pronave të regjistruara për shitje.

Ekofin Media
Ekofin Media
prona shqipëri
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Ndryshime ligjore për pagesat e vonuara, kamatëvonesa do të llogaritet pa njoftim paraprak

09:59 - Qershor 27, 2026

Shqipëria shpenzon vetëm 0.3% të PBB-së për kërkim-zhvillim, industria mbetet larg inovacionit

07:04 - Qershor 27, 2026

Peshkimi shënon rënie në vitin 2025, por rritet ndjeshëm prodhimi i molusqeve

11:18 - Qershor 26, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Ndryshime ligjore për pagesat e vonuara, kamatëvonesa do të llogaritet pa njoftim paraprak

gazetar_209:59 - Qershor 27, 20260

Qeveria propozon ndryshime në ligjin për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare, me…

Shqipëria shpenzon vetëm 0.3% të PBB-së për kërkim-zhvillim, industria mbetet larg inovacionit

07:04 - Qershor 27, 2026

Toka bujqësore, qeveria propozon rregulla të reja për bujqësinë pa tokë dhe energjinë e rinovueshme

07:01 - Qershor 27, 2026

Bastet sportive online, licencat mund të pezullohen deri në 2 vjet ose të revokohen

20:29 - Qershor 26, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

09:59 - Qershor 27, 2026

Ndryshime ligjore për pagesat e vonuara, kamatëvonesa do të llogaritet pa njoftim paraprak

07:04 - Qershor 27, 2026

Shqipëria shpenzon vetëm 0.3% të PBB-së për kërkim-zhvillim, industria mbetet larg inovacionit

07:01 - Qershor 27, 2026

Toka bujqësore, qeveria propozon rregulla të reja për bujqësinë pa tokë dhe energjinë e rinovueshme

Rritet përdorimi i drogës, OKB: 331 milionë përdorues lëndësh narkotike

23:10 - Qershor 27, 2026

Studimi i fundit, vaksina ndaj Covid mbron edhe zemrën

23:09 - Qershor 27, 2026

Pse po ngatërrojmë “betonizimin” me Zhvillimin Strategjik?

23:08 - Qershor 27, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter