Në vitin 2025, Shqipëria renditet në vendin e 34-të në Evropë me një PBB të rregulluar sipas fuqisë blerëse (PPP) prej 63.1 miliardë dollarësh ndërkombëtarë (Int$). Ky pozicion e vendos atë në mesin e vendeve të vogla e të mesme të kontinentit, duke reflektuar një ekonomi që tejkalon disa fqinjë, por që ende mbetet prapa disa shteteve të tjera të rajonit.
Shqipëria është shumë pranë Estonisë, e cila mban vendin e 33-të me 68.2 miliardë Int$, 5.1 miliardë më shumë. Hendeku bëhet më i madh me Bosnjën dhe Hercegovinën, që arrin në 78.7 miliardë Int$, ose 15.6 miliardë më shumë, dhe me Letoninë, e cila ka 83.3 miliardë Int$, pra 20.2 miliardë më shumë se Shqipëria.
Nga ana tjetër, Shqipëria ka treguar përparësi krahasuar me disa vendeve të tjera. Ajo është përpara Maqedonisë së Veriut, e cila ka 53.3 miliardë Int$, pra 9.8 miliardë më pak. Diferenca rritet me Moldavinë në 46.4 miliardë Int$, ose 16.7 miliardë më pak, dhe me Maltën që arrin vetëm 43.2 miliardë Int$, gati 19.9 miliardë më pak. Epërsia e Shqipërisë bëhet edhe më e dukshme ndaj Islandës, me 31.8 miliardë Int$ (afërsisht gjysma e PBB-së së Shqipërisë), dhe sidomos ndaj Malit të Zi, i cili ka vetëm 21.3 miliardë Int$, gati tri herë më pak. Në fund të renditjes ndodhet Andorra, me 6.4 miliardë Int$, që është rreth dhjetë herë më pak se Shqipëria.
Situata evropiane dhe botërore
Sipas të dhënave nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, të përpunuara nga Visual Capitalist, rezultatet flasin se Evropa Perëndimore përbën pjesën më të madhe të ekonomisë evropiane prej 43.8 trilionë dollarësh për prodhimin e rregulluar për fuqinë blerëse (PPP), kur matet me dollarë ndërkombëtarë.
Evropa Lindore (12.8 trilionë $) tejkalon si Europën Veriore (7.8 trilionë $), ashtu edhe atë Jugore (8.3 trilionë $) në terma PPP, kryesisht falë ekonomisë ruse (7.2 trilionë $).
Megjithatë, në terma nominalë (USD), Evropa Lindore është më e vogla (4.6 trilionë $), e tejkaluar vetëm nga ekonomia gjermane (4.7 trilionë $).
Çfarë është PBB-ja e rregulluar për PPP?
Një PBB e rregulluar për fuqinë blerëse barazon nivelet e çmimeve mes vendeve për të ofruar një krahasim më të drejtë të madhësisë ekonomike.
Ajo matet në dollarë ndërkombëtarë (Int$), të cilët teorikisht blejnë në çdo vend aq sa blen 1 dollar në SHBA.
Klasifikimet rajonale bazohen në Geoscheme e Kombeve të Bashkuara.
Vendet Europiane sipas PBB-së 2025, të rregulluar për koston e jetesës
Në terma PPP, qendra e gravitetit zhvendoset dukshëm drejt lindjes.
Ekonomia PPP e Rusisë me 7.2 trilionë Int$ e çon totalin e Europës Lindore në gati 12.9 trilionë Int$, duke kapërcyer Europën Veriore dhe Jugore.
Çmime më të ulëta në vende si Polonia, Rumania dhe Çekia forcojnë fuqinë blerëse vendore, duke rritur peshën e tyre kur rregullohen sipas kostos së jetesës.
Kjo tregon se metrikat tradicionale të bazuara në dollarë nominalë shpesh nënvlerësojnë fuqinë ekonomike të rajoneve me kosto të ulët.
Fuqia Ekonomike e Europës në Terma Nominalë
Kur matet në dollarë amerikanë (USD), pra në terma nominalë, Evropa Perëndimore është qartazi dominuese.
Vetëm Gjermania pritet të arrijë një ekonomi prej 4.7 trilionë dollarësh në vitin 2025, më e madhe se e gjithë pjesa e Europës Lindore në USD (4.6 trilionë $).
Bashkë me Britaninë e Madhe dhe Francën, vendet e Europës Perëndimore arrijnë afërsisht 11.5 trilionë $, ose 41% të PBB-së totale nominale të Europës.
Bazat e tyre të avancuara prodhuese, tregjet e fuqishme konsumatore dhe rrjetet e forta tregtare e mbajnë rajonin në krye të hierarkisë ekonomike të kontinentit.
Një Kontinent me Rrjedha të Ndryshme Zhvillimi
Pabarazitë rajonale nxjerrin në pah historinë në evoluim të ekonomisë europiane.
Evropa Veriore, e shtyrë nga Norvegjia e pasur me burime dhe Suedia shumë produktive, ka një peshë më të madhe se popullsia e saj. Ndërkohë, Evropa Jugore vijon të rikuperohet pas një dekade rritjeje të ngadaltë.
Ndërkohë, disa shtete të Europës Qendrore dhe Juglindore – si Polonia, Rumania dhe Hungaria – tregojnë disa nga ritmet më të shpejta të rritjes së PBB-së në kontinent, duke sinjalizuar një zhvendosje graduale të mundësive ekonomike nga bërthama historike drejt lindjes.


