Administrata Tatimore ka vijuar gjatë muajit gusht 2025 kontrollet dhe monitorimet në tregjet e produkteve bujqësore dhe blegtorale në të gjitha qarqet e vendit, me synimin për të garantuar që çdo produkt të shoqërohet me faturë tatimore dhe të sigurohet transparencë për konsumatorët.
Sipas njoftimit të Tatimeve, rezultatet e aksioneve përfshijnë 10 tregje nën monitorim 59 subjekte të kontrolluara, 17 ton mallra pa faturë tatimore të identifikuara dhe 112 masa administrative të vendosura.
Administrata Tatimore thekson se këto masa janë pjesë e përpjekjeve për të formalizuar tregun dhe për të rritur sigurinë ushqimore në vend. Bizneset e përfshira në zinxhirin ushqimor ftohen të zbatojnë ligjin duke dokumentuar çdo transaksion me faturë tatimore, në mënyrë që të shmangin masat administrative.
Tatimet ftojnë të gjithë tatimpaguesit të zbatojnë ligjin duke lëshuar faturë fiskale në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor, për të siguruar gjurmueshmëri dhe transparencë nga prodhuesi te konsumatori.
