Administrata Tatimore zbuloi një tjetër subjekt tregtar në Tiranë që kishte fshehur të ardhurat për 1 vit e gjysmë, gjatë vitit 2024-2025.
Pas denoncimit të një qytetari dhe pas hetimeve të thelluara dhe verifikimit në terren, Tatimet sekuestruan dy pajisje kompjuterike të biznesit nga ku zbuluan evazion fiksal në shumën 314 mijë euro, përfshirë edhe punonjës të padeklaruar.
Tatimet ftojnë bizneset të mos u shmangen detyrimeve tatimore për të shmangur gjobitjen sipas ligjit.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur se nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj rasteve të kësaj natyre dhe se do të vijojnë ndërhyrjet e fokusuara për të goditur subjektet që operojnë jashtë kuadrit ligjor.
