Spotify do të rrisë çmimet ndërsa investon në veçori të reja dhe synon të arrijë 1 miliard përdorues, raportoi të dielën Financial Times, duke cituar bashkëpresidentin dhe Shefin e Biznesit të kompanisë së transmetimit muzikor, Alex Norstrom.
Rritjet e çmimeve do të shoqërohen me shërbime dhe funksione të planifikuara të reja, tha Norstrom në një intervistë të cituar nga FT.
Spotify nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nga Reuters.
Më herët në gusht, kompania suedeze tha se do të rrisë çmimin mujor të abonimit individual “premium” në disa tregje duke filluar nga shtatori, ndërsa synon të përmirësojë marzhet e fitimit.
Ajo tha se çmimi do të rritet në 11.99 euro (14.05 dollarë) nga 10.99 euro në tregje përfshirë Azinë Jugore, Lindjen e Mesme, Afrikën, Europën, Amerikën Latine dhe rajonin Azi-Paqësor.
“Rritjet e çmimeve dhe rregullimet e çmimeve janë pjesë e kutisë sonë të mjeteve të biznesit dhe ne do ta bëjmë atë kur ka kuptim,” tha Norstrom për gazetën.
Rritja e çmimeve, e kombinuar me përpjekjet për uljen e kostove vitet e fundit, ndihmoi Spotify të arrinte fitimin e saj të parë vjetor vitin e kaluar./Përshtati nga CNBC, ekofin.al
