Programi i besnikërisë Happy, pjesë e Grupit BALFIN*, fiton dy çmime të rëndësishme në “Loyalty Awards 2025”, Athinë, duke u pozicionuar si një nga programet të suksesshme të besnikërisë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europën Juglindore.
“Loyalty Awards 2025” është një nga ngjarjet më të mëdha në fushën e marketingut dhe menaxhimit të marrëdhënieve me klientët. Çmimet “Best Use of Loyalty Management Software”dhe “Best Use of Mobile” shkojnë për Happy për inovacionin, digjitalizimin dhe angazhimin e vazhdueshëm në ndërtimin e marrëdhënieve të forta me klientët.
Sa i takon çmimeve të fituara, Malaj vlerëson se “janë një konfirmim se jemi në drejtimin e duhur dhe njëherazi janë një nxitje për të qenë gjithmonë një hap përpara në ofrimin e një vlere të shtuar për klientin”.
1. Si është arritur personalizimi i përvojës digjitale të përdoruesve të Happy-t?
Që nga themelimi, Happy ka investuar në ndërtimin e një platforme fleksibël dhe të avancuar teknologjikisht, e cila përshtatet me nevojat specifike të partnerëve dhe klientëve. Fokus kryesor është krijimi i një profili të detajuar të klientëve, bazuar në sjelljen dhe preferencat e tyre konsumatore. Kjo na ka mundësuar të ofrojmë komunikim dhe oferta të personalizuara, duke u përshtatur me kërkesat reale të konsumatorëve. Gjithashtu, përvoja digjitale është përmirësuar nëpërmjet aplikacionit Happy, i cili integron kartën fizike, ofron akses në lojëra promocionale, blerjen dhe përdorimin e kuponëve, si dhe monitorimin në kohë reale të pikëve dhe përfitimeve të tjera.
2. A mund të ndani të dhëna që flasin për rritjen e anëtarësisë, për frekuencën e blerjeve dhe përdorimin e aplikacionit Happy?
Programi ka shënuar një rritje të qëndrueshme vit pas viti, me mbi 500,000 anëtarë aktivë dhe me një rrjet të zgjeruarpartnerësh. Ky është rezultat i fushatave të targetuara dhe zhvillimit të aplikacionit të dedikuar, që rrit ndërveprimin e përdoruesve. Numri i shkarkimeve të aplikacionit ka arritur mbi 150,000, me mbi 40% të përdoruesve që përdorin aplikacionin në mënyrë aktive çdo muaj. Ky nivel i lartë i angazhimit ka kontribuar drejtpërsëdrejti në rritjen e frekuencës së blerjeve dhe në përdorimin më të gjerë të përfitimeve të programit.
3. Çfarë praktikash të avancuara ka adoptuar Happy në menaxhimin dhe zhvillimin e programit të besnikërisë?
Happy ka integruar algoritme të “machine learning” për analizëne sjelljes së klientëve dhe parashikimin e angazhimit të tyre të ardhshëm, duke mundësuar një personalizim më të thellë dhe efikas të fushatave. Përveç kësaj, programi ka implementuar iniciativa bashkëkohore si “Hapi Happy”, që nxit një stil jetese të shëndetshëm, si dhe mundësinë për të dhuruar pikë për kauza sociale, duke lidhur përfitimet personale me ndikimin shoqëror. Këto praktika përforcojnë lidhjen emocionale të klientëve me programin dhe rrisin angazhimin.
4. Çfarë përfaqësojnë çmimet e “Loyalty Awards 2025” për Happy?
Çmimet janë konfirmim se jemi në drejtimin e duhur dhe njëherazi janë nxitje për të qenë gjithmonë një hap përpara në ofrimin e një vlere të shtuar për klientin. Vlen të theksohet se vlerësimi është bërë nga një juri profesionistësh, që ka marrë në konsideratë rritjen e anëtarësisë, personalizimin, inovacionin në angazhimin e klientëve dhe ndikimin në marrëdhëniet me konsumatorët. Thënë kjo, këto çmime janë më shumë se trofe për programin Happy, ato na ngarkojnë me përgjegjësinë për të ruajtur standardet e larta dhe për t’iu përgjigjur pritshmërive gjithnjë e më në rritje të klientëve dhe partnerëve.
5. Cilat janë objektivat afatmesme dhe afatgjata për zhvillimin e mëtejshëm të programit?
Në afatmesëm, Happy synon të përmirësojë vazhdimisht eksperiencën e përdoruesve përmes funksionaliteteve tëavancuara në aplikacion dhe zgjerimit të gamës së shërbimevedhe përfitimeve. Në planin afatgjatë, qëllimi është të kthehet në platformën referuese të besnikërisë në rajon, me prezencë në të gjitha vendet ku operon Grupi BALFIN, duke ofruar një model inovativ të shpërblimit që tejkalon konceptin tradicional të programeve të besnikërisë.
*Grupi BALFIN është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot, Grupi operon në vende si Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedonia e Veriut, Zvicër, Mali i Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në më shumë se 30 vite, Grupi BALFIN ka arritur të identifikohet si nxitës inovacionesh, në të gjitha tregjet ku operon.
