Përpjekja për të bërë biznes dhe sipërmarrje private në vend reflektohet edhe në shifrat zyrtare.
Gjatë gjysmës së parë të vitit 2025 janë regjistruar 10,761 biznese të reja pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), ose 10.5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur u regjistruan 9,734 biznese.
Sipas të dhënave zyrtare, rritja është përqendruar kryesisht në sektorët e tregtisë dhe riparimit të automjeteve; akomodim dhe shërbim ushqimor; shërbime profesionale dhe administrative, ndërtim, si dhe teknologji dhe komunikacion
Sipas njoftimit të QKB-së, rritja e numrit të regjistrimeve vjen edhe si pasojë e thjeshtimit të procedurave, pasi regjistrimi i biznesit kryhet sot 100% online përmes platformës e-Albania, pa nevojë për paraqitje fizike apo dokumente të panevojshme./ ekofin.al

