Vetëm pak kohë pasi u emërua në krye të ‘Qendrës Spitalore Nënë Tereza’ Donjeta Bali është larguar nga drejtimi i këtij institucioni shëndetësor.
Në vend të saj është emëruar një tjetër mjek, Florenc Spaho.
Ekofin.al mëson se është realizuar tashmë edhe prezantimi i drejtuesit të rinj me stafin e QSUT dhe ai ka nisur menjëherë punën, pa shumë bujë.
Mjeku Spaho është ish-deputet dhe anëtar i Komisionit të Shëndetësisë. Ai ishte në listën e hapur të kandidatëve në qarkun e Elbasannit, por nuk mundi të rizgjidhej deputet në 11 maj.
Ndërsa, Donjeta Bali ende pa mbushur dy muaj në drejtimin e QSUT-së u largua nga ky pozicion. Nuk bëhen të ditura shkaqet e largimit të mjekes pediatre, por burimet për ekofin.al theksojnë se ajo do t’i përkushtohet sërish profesionit. Ajo u emërua në 29 maj dhe zëvendësoi Alma Canin.
