Të dhënat e fundit të QKB konfirmojnë një rritje të numrit të bizneseve të huaja në Shqipëri gjatë këtij viti.
Në veçanti, për tre-mujorin e dytë të vitit, për periudhën prill–qershor 2025, ka një rritje me 45% të regjistrimeve të bizneseve me pronësi të huaj, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në total, janë regjistruar 541 biznese me pronësi të huaj, ndërkohë që janë regjistruar gjithashtu edhe 94 biznese me pronësi të përbashkët shqiptare dhe të huaj, duke shënuar një rritje prej 42% të këtyre bizneseve krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024.
Këto shifra dëshmojnë një interes në rritje të sipërmarrjeve të huaja për tregun shqiptar, si dhe rritjen e bashkëpunimeve ndërkombëtare në fusha të ndryshme të ekonomisë. Sipas QKB, Shqipëria po shndërrohet në një pikë kyçe për nismat e reja të biznesit me vizion global, ndërsa institucionet janë të përkushtuara për të mbështetur çdo hap të këtyre zhvillimeve.
