Kryeministri Edi Rama tha sot nga Durrësi, gjatë një takimi me krerët e Bashkive se çmimet e reja të referencës pritet të publikohen për pak ditë, ku për herë të parë do të futet koncepti i taksës më të lartë për shtëpinë e dytë.
Rama tha se kjo do të shtojë të ardhurat tek bashkitë bregdetare, ku shumë qytetarë kanë shtëpitë e dyta.
“Punë ditësh dalin çmimet e reja të referencës, taksa për shtëpinë e dytë dot ë jetë më e madhe sesa për shtëpinë e parë. Kështu që Bashkitë, sidomos ato të bregdetit do të kenë një të ardhur domethënëse të shtuar nga ky proces, pasi shumë njerëz në bregdet kanë shtëpitë e dyta. Nga ana tjetër, duke patur parasysh se çmimet e referencës rriten në mënyrë të konsiderueshme taksën e pasurisë, që do të thotë kush do ta menaxhojë më mirë, do ketë taksa shumë më tepër. Në disa bashki kemi taksa lokale eksesive, shumë eksesive, në disa”, tha Rama.
“Kjo nuk na bën sens, ne e kemi bërë taksën zero tek biznesi i vogël, Bashkia vendos taksat e tavolinës, apo tabelës dhe të tjera dhe ka raste dhe ekstravagante, siç është dhe rasti i këtyre që merren me miniera, ju vendosin pra taksa lokale të çuditshme. Edhe këtu duhet të pasur parasysh për të patur një lloj sensi dhe kuptimi”, vijoi kryeministri.
Rama tha se Ministria e Financave për këtë do të na japi një udhërrëfyes që nuk është 100% urdhër, por është një udhërrëfyes për tu patur parasysh, në kushtet kur taksa e pronës do të rritet taksa e pronës, kur do futet për herë të parë koncepti i shtëpisë së dytë. Të gjithë këta që kanë shtëpitë në bregdet do duhet të paguajnë më shumë”, tha Rama.
