Në një moment historik për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri, MGallery Hotel nga Accor Group, pjesë e kompleksit Green Coast në Palasë, u inaugurua zyrtarisht më 30 qershor. Ky projekt madhor u realizua falë një partneriteti të fuqishëm ndërmjet Intesa Sanpaolo Bank Albania, Grupit BALFIN dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Intesa Sanpaolo Bank Albania ka luajtur një rol kyç në këtë zhvillim strategjik, duke mundësuar një financim prej 26 milionë euro, si pjesë e një pakete të bashkëfinancuar me BERZH, nëpërmjet Marrëveshjes për Ndarjen e Riskut, e cila mbulon deri në 50% të shumës së investimit. Kjo marrëveshje, e konkretizuar me sukses me inaugurimin e MGallery Hotel, konfirmon pozicionin e Bankës si një nga mbështetësit më të fortë të investimeve me ndikim pozitiv në vend.
Një standard i ri për turizmin elitar dhe të qëndrueshëm
MGallery Hotel, pjesë e markës së mirënjohur ndërkombëtare Accor, sjell për herë të parë në Shqipëri një koncept mikpritjeje me pesë yje të fokusuara në përvojën, estetikën dhe qëndrueshmërinë. I vendosur në një nga zonat më të bukura të Rivierës Shqiptare, ky investim shënon një hap cilësor për pozicionimin e Shqipërisë në hartën e destinacioneve elitare të Mesdheut.
Ndërtesa është konceptuar sipas standardeve më të larta të efikasitetit energjetik, duke synuar uljen e konsumit të energjisë me 34.43%, çka e ka klasifikuar këtë investim si pjesë e portofolit ESG të Intesa Sanpaolo Bank Albania, në kategorinë “Ndërtime me efikasitet energjetik”.
Njohje ndërkombëtare për lidershipin ESG
Ky projekt vjen në vazhdën e angazhimit afatgjatë të Intesa Sanpaolo Bank Albania në financimin e projekteve turistike me impakt të gjerë ekonomik dhe social. Banka, që prej themelimit të saj në Shqipëri në vitin 2008, është pozicionuar si një partner financiar i besuar për sektorin privat, duke ofruar zgjidhje financiare të gjelbra, inovative dhe me vizion.
Në prill të këtij viti, Intesa Sanpaolo Bank Albania u vlerësua me çmimin “Banka më e Mirë ESG në Shqipëri 2025” nga Global Banking & Finance Review, si një njohje për angazhimin e saj të vazhdueshëm në financimin e projekteve të qëndrueshme dhe të përgjegjshme. Kjo vjen pas dy vlerësimeve të tjera të rëndësishme të fituara në vitin 2024, për zhvillimin e qëndrueshëm dhe financimin e energjisë së rinovueshme.
Në linjë me prioritetet strategjike të Shqipërisë
Financimi dhe realizimi i MGallery Hotel është një hap i qartë në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Turizmit, që synon nxitjen e investimeve strategjike në fushat prioritare dhe tërheqjen e markave ndërkombëtare që rrisin cilësinë e ofertës turistike shqiptare.
Me këtë projekt, Intesa Sanpaolo Bank Albania rikonfirmon rolin e saj si një aktor kyç në zhvillimin e sektorit të turizmit dhe përforcon vizionin e saj për një ekonomi më të gjelbër, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për Shqipërinë.
