Bashkia Kamëz ka shpallur tenderin për ndërtimin e rrugëve të Bllokut Paskuqan 1.
Fondi limit i kontratës është afërsisht 138 milionë lekë pa tvsh, ndërsa Kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes kuadër ose afati për zbatimin e saj është 185 ditë pune.
Afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave është data 11.07.2025, ora 10:00.
Krahas kuhteve të tjera, operatorët ekonomikë duhet të dëshmojnë se disponojnë licencë profesionale për zbatim punimesh në ndërtim si dhe për kategoritë e nevojshme për zbatimin e kontratës. Për këtë duhet të paraqesin licencën përkatëse të shoqërisë, bazuar në formatin e miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave.
Operatorët e huaj duhet të bëjnë ekuivalentimin e licencave profesionale që disponojnë të lëshuara nga vendi i origjinës, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, (ose Ministrisë kompetente të kohës) Republika e Shqipërisë. (Rregullorja për kriteret dhe procedurat e dhënies së licensave profesionale te zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike që ushtrojnë veprimtari ndërtimi, e miratuar me VKM- në, Nr.42, datë 16.01.2008 (i ndryshuar)). Mosparaqitja në këtë formë është kusht s’kualifikues.
Nga ana teknike autoriteti kontraktor argumenton se numri mesatar i punonjësve për operatorin ekonomik duhet të jetë gjithsej 50 punonjës. Ky numër është caktuar në bazë të llogaritjeve të zërave të punës dhe volumit përkatës të cdo zëri në preventiv si dhe grafikut në zbatimit të punimeve, të cilat duhet të përfundojnë brenda 9 muajve kalendarikë nga data e nënshkrimit të kontratës, mbështetur kjo në VKM.
