Të rinjtë po zgjedhin gjithnjë e më pak të studiojnë degët e Kulturës në Shqipëri.
Të dhënat e publikuara nga INSTAT, për vitin akademik 2024-25, në fushat e studimit të lidhura me kulturën janë regjistruar 16.645 studentë ose 1,4 % më pak studentë, krahasuar me vitin e kaluar akademik.
Në fushat e studimit të lidhura me kulturën për vitin akademik 2024-25, fushat më të preferuara nga studentët e arsimit të lartë janë: Arkitekturë dhe ndërtim me 6.246 studentë; Gjuhët e cila renditet e dyta me 3,381 studentë, ndjekur nga fusha e studimit Sporte me 2.990 studentë dhe Arte me 2.288 studentë; Shkenca humane përfshijnë 1,228 studentë, ndërsa Gazetaria dhe Informimi ka 512 studentë.
Në vitin akademik 2024-25, në arsimin e lartë janë regjistruar 2.253 studentë të huaj, 1,7 % më pak, krahasuar me vitin e kaluar akademik. Shumica e studentëve vijnë nga Italia (1.162 studentë) dhe nga Kosova (392 studentë).
Arsimi kulturor
Në vitin akademik 2024-25, në fushat e studimit të lidhura me kulturën, numri i femrave të regjistruara është 9.377, duke shënuar një rënie me 4,0 %, krahasuar me vitin e kaluar akademik.
Femrat përbëjnë shumicën e studentëve të regjistruar, me 56,3% të totalit të regjistrimeve për këtë vit akademik.

Lëvizshmëria e të nxënit në arsimin e lartë
Në vitin akademik 2024-25, në arsimin e lartë janë regjistruar 2.253 studentë të huaj, 1,7 % më pak, krahasuar me vitin e kaluar akademik. Sipas niveleve arsimore, shpërndarja e studentëve të huaj është: 0,4 % në programet dy vjeçare të arsimit të lartë; 30,4 % në programet bachelor; 64,8 % në master dhe 4,4 % në programet doktoraturë. /ekofin.al
