Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

18:29 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

BERZH 75.5 milionë euro për reduktimin e ndotjes së ujërave në bregdet

15:11 - Qershor 25, 2024 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, shqyrtoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Mjedis i pastër dhe me aftësi ripërtëritëse, Deti Blu”.

Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit Almira Xhambulla tha se, “projektligji propozon ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Shqipërisë dhe BERZH, për zbatimin e këtij projekti, nëpërmjet akordimit të një financim, në shumën 75 500 000 euro”.

Sipas saj, qëllimi i projektligjit është të reduktojë ndotjen nga burimet tokësore në mjedisin ujor në zona të përzgjedhura të brezit bregdetar jugperëndimor të Shqipërisë.

Xhambulla tha se, objektivat që projekti synon të arrijë lidhen me promovimin e qasjeve të integruara qarkulluese për mbrojtjen e peizazheve dhe burimeve ujore, uljen e ndotjes së ujit në lumin Vjosë dhe zgjerimin e infrastrukturës sanitare.

Relatori i çështjes  Ilir Ndraxhi, u shpreh se të gjitha ndërhyrjet me ndihmën e projektit parashikohen të kontribuojnë pozitivisht në rritjen ekonomike të rajonit, duke pasuruar peizazhet piktoreske, duke zhvilluar më shumë turizmin, duke rritur punësimin dhe duke sjellë potencialisht më shumë të ardhura për komunitetet e zonës.

Projekti do të ketë impakt pozitiv në mjedis në terma afatgjatë, sepse synon përmirësimin e shërbimeve publike bashkiake nëpërmjet menaxhimit të kontrolluar dhe të qëndrueshëm të mbetjeve të ngurta bashkiake dhe ujërave të ndotura.

Shqipëria po përmirëson kuadrin ligjor për menaxhimin e mbetjeve, duke e përafruar me atë të BE-së. Plani i Ri Kombëtar i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve 2020–2035 synon të përfshijë parimet e ekonomisë qarkulluese në sistemin kombëtar të menaxhimit të mbetjeve. Prandaj, fokusi në reduktimin e ndotjes dhe masat parandaluese do të përfshijnë investime në infrastrukturën gri dhe të gjelbër, si dhe në kapitalin njerëzor për ndryshimin e sjelljes.

Pas diskutimeve, komenteve e sugjerimeve të ndryshme, anëtarë e komisionit e miratuan këtë projektligj në parim, nen për nen dhe në tërësi.

Po ashtu, komisioni shqyrtoi draftrezolutën për Veprimtarinë e Entit Rregullator të Energjisë (ERE), për vitin 2023.

Relatorja Edona Bilali, paraqiti para anëtarëve të komisionit rekomandimet qe Kuvendi i Shqipërisë i lë institucionit të ERE. Pas diskutimeve, kjo draftrezolutë u miratua nga anëtarët e komisionit, dhe do i përcillet seancës plenare për votim.

Ekofin Media
Ekofin Media
berzh ndotje reduktim
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:46 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026

Agronomi drejt profesionit të rregulluar, çfarë ndryshon për fermerët, sigurinë ushqimore dhe tregun bujqësor

11:23 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

gazetar_218:29 - Qershor 4, 20260

22 milionë lekë për mirëmbajtje, 32 kënde lojërash jashtë standardeve dhe mijëra fëmijë që ndajnë…

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:46 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:29 - Qershor 4, 2026

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

17:24 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

18:29 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter