Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT vihet re se gjatë pesëmujorit eksportet e mallrave arritën vlerën 168 mld lekë, duke u rritur me 2,1 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 355 mld lekë, duke u ulur me 2,4 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 187 mld lekë, duke u ulur me 6,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.
Sa i përket të dhënave për muajin Maj, eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, duke u rritur me 1,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 6 %, në krahasim me Prill 2025. Importet e mallrave arritën vlerën 78 mld lekë, duke u ulur me 2,1 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 2,6 %, në krahasim me Prill 2025. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 42 mld lekë, duke u ulur me 4,6 %, krahasuar me Maj 2024 dhe 0,05 %, në krahasim me Prill 2025.
Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:
Gjatë muajit Maj 2025, në rritjen e eksporteve prej 1,2 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +6,2 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +1,4 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +1,0 pikë përqindje. Negativisht ka ndikuar grupi: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -5,8 pikë përqindje, etj.
Eksportet, gjatë këtij pesëmujori janë rritur me 2,1 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +8,3 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +0,8 pikë përqindje, etj. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,7 pikë përqindje, etj.
Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve:
Gjatë muajit Maj 2025, në uljen e importeve prej 2,1 %, krahasuar me Maj 2024, kanë ndikuar negativisht grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,6 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,2 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqim, pije, duhan” me +0,8 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +0,5 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me +0,4 pikë përqindje.
Si pesëmujor, importet janë ulur me 2,4 %, krahasuar me pesëmujorin e parë 2024. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të importeve, janë: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -2,7 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -0,8 pikë përqindje,etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +0,7 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +0,4 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +0,3 pikë përqindje. /ekofin.al
