Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Islanda do të ndryshojë taksën e turizmit

10:52 - Qershor 18, 2024 Bota
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Islanda dëshiron që turistët të dynden drejt burimeve të saj të nxehta, mbulesave piktoreske të akullit dhe peizazheve të llavës të ngjashme me hënën – por jo në kurriz të banorëve të saj ose mjedisit natyror.

Vendi i vogël nordik i njohur për zjarrin dhe akullin nuk është i vetëm. Nga Amsterdami në Venecia, pikat e nxehta në të gjithë globin kanë sjellë masa në përpjekje për të shtypur ndikimet negative të mbiturizmit, duke ruajtur atë që shpesh është një burim jashtëzakonisht i rëndësishëm të ardhurash.

Kryeministri i vendit Bjarni Benediktsson u shpreh se po bëhen përpjekje për të formuar sistemin e taksave për sektorin e turizmit për të ardhmen. Ideja është ajo e një sistemi ku përdoruesi paguan. Duke bërë këtë mund të kontrollohet trafiku i njerëzve. Pra, në kulmin e kërkesës, mund të ketë një taksë më të lartë ku të mund të kontrollohet duke ndryshuar tarifat si brenda ditës, ashtu edhe ndërmjet muajve, ose gjatë periudhave të tjera të vitit. Por kjo është ende në përgatitje.

Qeveria e Islandës rivendosi të ashtuquajturën taksë turistike në fillim të vitit, duke kërkuar të mbledhë fonde për programet e qëndrueshmërisë dhe të zbusë ndikimin mjedisor të turizmit masiv.

Taksa, e cila u pezullua gjatë pandemisë Covid-19, aplikon një tarifë nominale prej 4.34 dollarë për dhomat e hoteleve, me kosto të ndryshme për kampingjet, shtëpitë e lëvizshme dhe anijet turistike.

Benediktsson e përshkroi rikthimin e taksës së turizmit nga paraardhësi i tij si një vendim të rëndësishëm për vendin. Megjithatë, ai shtoi se qeveria duhet të shkojë më tej për të gjetur ekuilibrin e duhur.

Sektori i turizmit në Islandë është rikthyer nga një rënie gjatë pandemisë së koronavirusit. Vendi i cili ka një popullsi prej rreth 383.000 banorësh, pret 2.3 milion vizitorë këtë vit, gati 2.4 milion në 2025-ën dhe deri në 2.5 milion në 2026-ën.

Të ardhurat e gjeneruara nga turizmi kanë qenë gjithnjë e më të rëndësishme për ekonominë e Islandës. Sektori i turizmit përbënte 8.5% të prodhimit të brendshëm bruto në vitin 2023, nga 7.5% në 2022-shin.

Ekofin Media
Ekofin Media
islanda taksa e turizmit
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme të reja, bisedimet për armëpushim drejt dështimit

09:52 - Qershor 3, 2026

“Një ishull privat i mrekullueshëm”, Ivanka Trump flet për investimin në Sazan

15:34 - Qershor 2, 2026

Jo më ese dhe detyra shtëpie: ChatGPT po transformon mënyrën si vlerësohen studentët në Spanjë

11:40 - Maj 31, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

gazetar_206:04 - Qershor 4, 20260

Veriu i Shqipërisë po përjeton një shpopullim të vazhdueshëm të qarqeve dhe një përqendrim gjithnjë…

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Qershor 4, 2026

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:01 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

05:58 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter