Bankat disbursuan 129,8 miliardë Lekë kredi të re për ekonominë gjatë 4-mujorit të parë të vitit 2025, shifër kjo gati 11% më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, rritja e kredisë për ekonominë është mbështetur nga individët që morën 43 miliardë Lekë kredi, me rritje 26,4 % krahasuar me 4-mujorin e parë 2024.
“Po financohet konsumi dhe blerja e apartamenteve, për këtë qëllim bankat vendosën tavane për të frenuar risqet e mosshlyerjes në kohë”, thotë Eriola Hoxha, eksperte e ekonomisë.
Nga ana tjetër, treguesit e Bankës së Shqipërisë flasin për një tkurrje të depozitave.
Në fund të Prillit, paratë e kursyera arritën në 1,37 trilionë Lekë ose 4,8 miliardë Lekë më pak se në Mars 2025.
Paraja jashtë sistemit bankar ka shënuar një rënie të lehtë muajt e fundit.
Referuar shifrave, ky nivel ka arritur në 429.2 miliardë Lekë, thuajse në të njëjtat nivele me muajin e kaluar./Tv Klan
