Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

18:29 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

iGenius, kompania italiane e AI drejtuar nga një shqiptar, bëhet “Unicorni” i parë falë mbështetjes së grupit Intesa Sanpaolo

10:04 - Qershor 13, 2024 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Uljan Sharka, një djalosh i ri shqiptar ka krijuar kompaninë e parë të inteligjencës artificiale me vlerë mbi 1 miliardë euro në Itali. E quajtur iGenius, kompania e themeluar nga Sharka rezulton se është kategorizuar së fundmi edhe si  njëbrirëshi i parë i shpallur i inteligjencës artificiale në Itali. Kompania arriti të mbledhë 650 milionë euro në fonde të reja, ndërsa vlera tregtare e saj ka kapërcyer për herë të parë shumën minimale të kërkuar prej 1 miliardë dollarësh, për t’u kategorizuar si “unicorn”, njëbrirësh.

Mes bashkëpunëtorëve dhe njëkohësisht mbështetësve dhe investitorëve të parë të kompanisë së drejtuar nga shqiptari iGenius, rezulton të jetë grupi më I madh bankar në Itali, Intesa Sanpaolo, përmes shoqërisë së saj të menaxhimit të aseteve, ndër më të mëdhatë në Europë, Eurizon Asset Management. Kjo shoqëron operon së fundmi edhe në Shqipëri, me agjent për të marketuar dhe shpërndarë fondet europiane Intesa Sanpaolo Bank Albania.

Në shtator të vitit të kaluar, Intesa Sanpaolo, si banka më e madhe në Itali, njoftoi nënshkrimin e një partneriteti strategjik me iGenius, në funksion të përdorimit të inteligjencës artificiale në inovacion dhe biznes. Intesa Sanpaolo filloi në këtë mënyrë përdorimin e “Crystal”, e cila bazuar në teknologjinë GPT arrin të krijojë analiza të thelluara dhe sisteme efektive vendimarrëse. Platforma është në gjendje të procesojë sasi shumë të mëdha të dhënash, duke gjeneruar prej tyre zgjidhje të targetuara për projektet e biznesit të bankës.

Përveç implementimit të zgjidhjeve të biznesit, të ofruara përmes inteligjencës artificiale të kompanisë iGenius, grupi bankar Intesa Sanpaolo ka mbështetur përmes gjenerimit të konsiderueshëm të fondeve kompaninë e drejtuar nga shqiptarja Uljan Sharka, duke i besuar që në fazën kur ajo konsiderohej si një start-up.

I njohur për modelet e tij më të avancuara të Inteligjencës Artificiale që i japin përparësi besueshmërisë dhe sigurisë së të dhënave, iGenius lançoi kohët e fundit modelin “Italia”, një model i gjuhës së madhe me burim të hapur (Llm) i krijuar për kompanitë në sektorin e Financës dhe administratës publike. Ky është një model i ngjashëm me atë të ChatGpt i zhvilluar nga OpenAI amerikan.

“Me këtë rritje të kapitalit, sot ne bëjmë një hap të madh përpara për të nxitur përparimin tonë Inteligjencën Artificiale për industritë e rregulluara. Qëllimi ynë është t’i bëjmë të dhënat njerëzore, të ripërcaktojmë të ardhmen e punës dhe të mbyllim hendekun e aftësive, duke u mundësuar individëve dhe bizneseve të arrijnë lartësi të reja, “tha Uljan Sharka, CEO i iGenius.

iGenius po punon me disa kompani për të zbatuar modelin e tij. Mes tyre janë edhe gjigandët e Intesa Sanpalo, Allianz, Aon, Enel, etj. Qëllimi i deklaruar nga iGenius është të arrijë 20 milionë euro të ardhura vjetore periodike deri në fund të 2024. Angazhimi i kompanisë për të ofruar zgjidhje të besueshme dhe të shkallëzueshme të Inteligjencës Artificiale ka tërhequr klientët e Fortune 500. Ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
igenius inteligjenca artificiale intesa sanpaolo unicorn
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

18:29 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

gazetar_218:29 - Qershor 4, 20260

22 milionë lekë për mirëmbajtje, 32 kënde lojërash jashtë standardeve dhe mijëra fëmijë që ndajnë…

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:46 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:29 - Qershor 4, 2026

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

17:24 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

18:29 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter