Nga Mentor Kikia
Opozita e ka per detyre qe te denoncoje dhe prokuroria ka per detyre te hetoje cdo rast te manipulimit te votes. Ne te tjeret jashte, e kemi per detyre ti mbeshtesim dhe nxisim ata ne kete mision jo thjeshte politik, por kombetar. Ne duhet te vendosim nje vije te kuqe ne raport me deformimin e votes dhe demokracise. Nga listat e patronazhisteve, deri tek deputetet e organizatave kriminale.
Kjo histori duhet te marre fund!
Por PD duhet te gjeje forcen dhe vullnetin, qe te beje edhe “dicka” tjeter te madhe. Ajo duhet te rinovoje lidershipin. Nje nga shkaqet e humbjes se thelle ishte edhe fakti se ajo u fut ne gare me te njejtin lidership politik dhe alternative qeverisese qe ishte rrezuar ne vitin 2013. Eshte e pamundur qe nje skuader, psh, te shkoje ne finalet e Boterorit me te njejtin ekip qe kishte humbur 4 vjet me pare.
E kam thene shume here: Sado i korruptuar te jete Rama, kjo nuk mjafton qe Berisha te rikthehet ne pushtet.
Sot PD ka dy njerez qe kane marre rreth 35 mije vota te dy. Jane dy njerez qe nuk i akuzon dot as per parkim te gabuar te makines.
Politika duhet te drejtohet nga njerezit me integritet dhe te paster. Shqiptaret duket sikur jane dashuruar me modelin e autoritarit(edhe diktatorit po te duam), me megallomanet, mendjemedhenjte, populliste te shfrenuar e mashtrues… Por mendoj se ky ka qene modeli qe u eshte ofruar deri tani, qe nga 1945.
Por eshte koha qe superpushteti socialist te shenoje ndoshta edhe fundin e nje epoke.
Qe te ndodhe kjo, opozita duhet te ofroje njerez te afte e te ndershem, qe te kene besimin e qytetareve. Duhen njerez qe te perbashkojne te gjitha energjite opozitariste.
Rrotacioni i shendetshem politik eshte nevoje urgjente e demokracise sone hibride. Stabiliteti qe predikojne nderkombetaret, nuk perputhet me demokracione. Mos prisni qe Ramen ta rrezoje nga pushteti nje aktor i jashtem, as SPAK-u.
