Listat e mbyllura të deputetëve kur u hartuan dhe depozituan në KQZ pakujt mund t’i shkonte mendja se do të viheshin në diskutim, pasi të gjithë i konsideronin “mandate të sigurta”. Por rezultati shumë i dobët i opozitës në zgjedhje, edhe tej prognozave e projeksioneve të sondazheve, sidomos në dy qarqe, Fier e Elbasan, po sjell një situatë të pamenduar.
Në Elbasan në listën e mbyllur janë 5 mandate dhe i pesti është Aurel Bylykbashi, ndërkohë që me shifrat e deritanishme PD-ja ka katër mandate. Pra, nëse kjo tendencë votash do të vijojë, Bylykbashi do të jetë jashtë Parlamentit.
E njëjta situatë është edhe në Fier, ky në listën e mbyllur janë 5 mandate dhe PD-ja deri tani ka katër mandate. Ai që rrezikon në këtë rast është Eduard Sharka, i cili ndodhet i pesti në listën e mbyllur.
Këto zgjedhje po tregojnë se edhe “lista e mbyllur” nuk qënka edhe aq e mbyllur, pasi rezultati mund të sjellë të papritura.
