Presidenti Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky u takuan në Bazilikën e Shën Pjetrit përpara funeralit.
Imazhet historike të takimit, të cilësuara si “shumë produktive” nga burimet amerikane, u publikuan nga zëdhënësi i liderit ukrainas në rrjetet sociale para përfundimit të funeralit të Papa Françeskut.
Në predikimin e tij, kardinali Giovanni Battista Re foli për thirrjet e pandërprera të Papa Françeskut për paqe. “Ndërtoni ura, jo mure” ishte një nxitje që ai e përsëriti shumë herë,” tha kardinali.
Zyrtarët ukrainas kishin folur për një takim të dytë të mundshëm, por autokolona e Trump u largua nga Shën Pjetri menjëherë më pas dhe avioni i tij u largua nga Roma pak kohë më vonë. Zelensky postoi në rrjetet sociale se ata kishin pasur një “takim të mirë. Ne diskutuam shumë kokë më kokë”, duke shtuar se ai shpresonte për rezultate për gjithçka folën.
Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, presidentët e SHBA-së dhe Ukrainës patën një “diskutim shumë produktiv”.
Fotot tregojnë se ata u takuan brenda bazilikës së Shën Pjetrit me kryeministrin britanik Sir Keir Starmer dhe presidentin francez Emmanuel Macron.
Zëdhënësi i Zelenskyy tha se takimi zgjati rreth 15 minuta dhe ra dakord të zhvillonte diskutime të mëtejshme pas shërbimit.
Liderët botërore duartrokitën kur Zelensky doli nga Bazilika e Shën Pjetrit pasi u ndal para arkivolit të Papës për t’i bërë nderimet e tij.
Sir Tony Brenton, ish-ambasadori britanik në Rusi, tha se ngjarja paraqet mundësi diplomatike, duke përfshirë “takimin më të madh të mundshëm” midis zotit Trump dhe udhëheqësit ukrainas.
Të premten, para se të nisej për në Vatikan, Trump, tha se arritja e një marrëveshjeje paqeje për luftën në Ukrainë ishte shumë pranë.
“Gjërat po shkojnë mirë dhe mendoj se në fund do të arrijmë shumë marrëveshje të mira, përfshi edhe marrëveshje për tarifat dhe tregtinë”, tha Trump.
