Një mesazh mashtrues po mbërrin në celularët e qytetarëve, duke u kërkuar që të plotësojnë sondazhe, por në fakt ka qëllimin që të marrë të dhënat e përdoruesit të celularit. Alarmin e ngriti Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike AKSK, si edhe ekspertët e IT.
“Përshëndetje! Ju lutem votoni Roxana Costin në këtë sondazh, ajo është vajza e një miku im, çmimi kryesor është një bursë për arsim falas për të gjithë vitin e ardhshëm, kjo është shumë e rëndësishme për të. Faleminderit shumë!”, thuhet në mesazh, shoqëruar me foton e një vajze të vogël.
Si funksionon mekanizmi “phishing”?
Erion Demiri, ekspert IT shpjegon si funksionon ky mekanizëm “phishing”, ose peshkimi.
1. Në celularin e një personi vjen një mesazh si në foton më poshtë nga një i njohur i tij emri i të cilit është në chat të mëparshëm.

2. Kur klikohet linku hapet faqja si në foton e mëposhtme:

3. Në çastin që personi “voton” atij i kërkohet numri i telefonit “për motive sigurie”.
4. Një kod gjenerohet dhe shfaqet si në foton nr.3 dhe i kërkohet personit që të bëjë “link device” në whatsappin e tij me anë të këtij kodi.
Ky veprim nëse bëhet i jep të drejtë kompjuterit të keqbërësve që të punojnë në whatsappin e viktimës sikur janë vetë ai, të kopjojnë e sidomos të shkarkojnë fotot, video, dokumenta etj që ai u ka dërguar të njohurve të tij në whatsapp dhe njëkohësisht t’i dërgojë mesazhin fillestar keqbërës të gjithë personave në cel e personit!
Çfarë duhet të bëni nëse keni klikuar linkun
Nëse keni rënë pre e këtij mekanizmi, mjafton te shkoni tek Setting – Linked Devices dhe të fshini prej aty te gjithë devicet e lidhura.
Asnjëherë mos klikoni link të ndryshëm që ju vijnë me mesazhe!
Ajo që bie në sy tek ky mesazhi i sotëm është që përdor një shqipe goxha të pastër në krahasim me të mëparshmit, thekson eksperti i IT. /ekofin.al
