Asetet e sekuestruara dhe konfiskuara nga SPAK gjatë vitit 2024 kapin shifrën e rreth 65.5 milionë eurove.
Sipas raportit vjetor të Spak-ut, të ndara sipas kategorive, asetet e konfiskuara arrijnë vlerën 36.8 milionë euro, ndërsa vlera e atyre të sekuestruara rreth 27.7 milionë euro.
Këto shifra përfshijnë vlerën e konfiskimeve dhe sekuestrimeve në kuadër të ligjeve të Antimafias, Kodit Penal dhe Aktit Normativ.
Po nga zbatimi i këtyre ligjeve janë edhe rreth 56.2% e totalit të konfiskimeve dhe 43.8% e totalit të sekuestrimeve.
Të dhënat nga raporti tregojnë që ndonëse se ka pasur një rënie të numrit të pasurive të konfiskuara në 2024, vlera rezulton më e lartë se në 2023.
Kështu, vlera e pasurive të konfiskuara është në 938 milionë lekë nga 440 milionë lekë që ishte në vitin 2023, dhe 27 milionë euro nga rreth 18 milionë euro që ishte më parë.
Ndërkohë, vlera e pasurive të sekuestruara ka shënuar një rritje të konsiderueshme. Në 2024 konstatohet një rritje me 47% e vlerës së këtyre pasurive llogaritur me 2023, nga 1.9 miliardë në 2023, vlera e tyre mbërrin në 2.8 miliardë në 2024.
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Konfiskuara dhe Sekuestruara publikoi së fundmi edhe katalogun e pasurive të konfiskuara dhe atyre të sekuestruara që prej vitit 2022.
Referuar katalogut të konfiskimeve, rreth 265 pasuri rezultojnë të jenë konfiskuar në total deri në 2024. Shumica prej tyre janë të përqendruara në Tiranë dhe qytetet bregdetare.
Kryesisht dominojnë apartamentet, godina banimi dhe tokat arë, megjithatë pjesë e listës janë edhe hotelet si dhe njësitë komerciale. biznesit.


