Shërbimi postar vijon të njohë një rritje për çdo vit, veçanërisht me shtimin e subjekteve që i ofrojnë shërbimet e tyre online. Statistika tregon se në Shqipëri tonë operojnë 23 subjekte postare, të cilat bëjnë dorëzim në adresë për qytetarët brenda dhe jashtë vendit.
Sipas të dhënave të publikuara nga AKEP gjatë tremujorit të katërt të vitit 2024 rezultojnë 5,896,692 objekte postare të pranuara dhe të dërguara nga Posta Shqiptare dhe Ofruesit e Shërbimeve Postare.
Shërbimi universal postar ka pasur rënie në masën 15% nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, po kështu edhe zëri “Postë brenda vendit” ka pasur rënie me 16%. Ndërsa zëri Postë Ndërkombëtare ka pasur një rritje në masën 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shërbimi jouniversal postar, në të kundërt ka pësuar rritje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në masën 19%. Në të njëjtat nivele është afërsisht dhe zëri Postë brenda vendit. Ndërsa zëri Postë ndërkombëtare ka një rënie me 94% nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sa i përket shërbimit Ekspres është rritur në masën 17% dhe po me rritje shënon edhe shërbimi ekpres brenda vendit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në masën 15% Gjithashtu, edhe zëri Ekspres Ndërkombëtar ka pasur rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në masën 59%,
Ofruesit e tjerë të shërbimeve postare kanë pasur gjithashtu rritje për postën brenda vendit.
Shërbimi jouniversal postar paraqitet me rritje në masën 54% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, po ashtu edhe zëri Postë brenda vendit ka pasur rritje 76% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë posta ndërkombëtare për këtë shërbim ka pësuar rënie me 90%.
Ndërsa për shërbimin ekspres rritja është 46% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe zëri i shërbimit Ekspres brenda vendit ka pasur një rritje në masën 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. E njëjta ecuri evidentohet edhe për zërin e shërbimit Ekspres ndërkombëtar, i cili ka pasur rritje 143%. /ekofin.al

