Janë zbardhur zonat ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllime industriale.
Sipas vendimit të qeverisë, të publikuar në Fletoren Zyrtare, do të jenë 17 zona kadastale në Qarkun Shkodër, 20 zona kadastrale në Kukës, Bashkia Tropojë, 8 zona kadastrale në Bashkinë Kukës, 3 zona kadastrale në Bashkinë Has, 5 zona kadastrale në Qarkun Dibër, 12 zona kadastrale në Elbasan, 24 zona kadastrale në Gjirokastër, Bashkinë Këlcyrë e Përmet, 15 zona kadastrale në Qarkun Vlorë, 10 zona kadastrale në Dropull e Libohovë, 4 zona kadastrale në Fier, të cilat janë vendndodhjet kryesore ku do të ushtrohet ky aktivitet.
Më herët qeveria kishte miratuar standardet për kultimin e cannabis-it për qëllim industrial, që përcaktonin se zonat e kultivimit nuk duhet të jenë brenda kufirit të zonave të mbrojtura e të zonave me përparësi zhvillimin e turizmit, të pyjeve, kullotave dhe livadheve, zonave ushtarake dhe atyre që janë të të përcaktuara si sistem urban në dokumentet e planifikimit vendor të territorit.
Largësia e këtyre parcelave duhet të jetë të paktën 3 (tre) km, në rrugë ajrore nga parqet e bletëve, të miratuara sipas legjislacionit për bletarinë, si dhe nga zonat ushtarake.









