Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, nga 1 marsi ka pushuar së funksionuari për një periudhë dymujore. Gjatë kësaj kohe pikat kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës, do të bëjnë përpunimin e të dhënave të drejtuesve të automjeteve dhe udhëtarëve me procedurë të përshpejtuar.
“Nuk duhet të ketë kufi fare këtu pasi ky kufi nuk është natyral, është kufi i vendosur nga një armik që e kemi pasur me herët, kështu që nuk duhet të ekzistojë”, tha një qytetar tjetër Hasan Gigollaj.
Pothuajse gjatë gjithë vitit udhëtarët thonë se nuk kanë pritur gjatë në kufi, ndërsa kontrollet i shohin normale. Nga e premtja pasdite, të shtunën, të dielën dhe ditëve të festave, lëvizja e automjeteve në Vërmicë është pa kontrolle për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës. Pika kufitare e përbashkët Shqipëri-Kosovë, përpunon numrin më të madh të automjeteve dhe udhëtarëve që hyjnë dhe dalin në të dyja anët e kufirit. /rtk live
