Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Morgan Stanley ndryshon modelin e shërbimit, klientët do të përdorin agjentë AI në vend të platformave tradicionale

22:56 - Qershor 4, 2026

Pronari i Zara-s sfidon shqetësimet për luftën në Iran me rritje të shitjeve

22:54 - Qershor 4, 2026

Avatarë me AI dhe topa inteligjentë: Brenda Kupës së Botës 2026 me teknologji të lartë

22:53 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Skema Kombëtare e Bujqësisë për vitin 2024/8 masa mbështetëse me vlerë prej 3.4 miliardë lekësh

11:16 - Mars 8, 2024 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Këshilli i Ministrave miratoi një ditë më parë Skemën Kombëtare të Bujqësisë për vitin 2024, me 8 masa mbështetëse me një vlerë prej 3.4 miliardë lekësh, aplikimet e së cilës pritet të nisin më 27 mars.

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Enio Civici në një intervistë në medie, foli për mënyrën se si do të ndahet kjo vlerë mes bashkimit të fermave dhe serave.

“2.1 miliardë lekë janë të dedikuara për 7 masat mbështetëse për kulturat e tjera dhe 1.3 miliardë është e dedikuar për skemën e mbështetjes me naftë. Është një skemë që vjen me disa risi. E para lidhet me rëndësinë që ka bashkimi dhe bashkëpunimi i fermerëve. Shuma e përfitimit është në varësi të aplikimeve pasi të bëhet një përpjestim i barabartë për të gjithë në fund”, tha Civici.

Risi e kësaj skeme është heqja e tavaneve për numër krerësh apo sipërfaqesh të mbjella me sera, ndërkohë që këtë vit janë përfshirë edhe kultivuesit e bimëve mjekësore.

“Si pasojë patjetër edhe e vuajtjeve që ka pësuar ky sektor nga ndryshimi i normës së këmbimit mundëm të ndërtojmë një element i cili i ndihmon në 30 mijë lekë të reja për hektarë për ferma jo më pak se 1 hektar”, tha zv/ministri.

Teksa vijon puna për të përcaktuar kriteret e përfitueshmërisë, zv/ministri Civici thotë se skema e naftës këtë vit eliminon burokracitë dhe abuzimet.

“Nuk do të ketë më karta direkt të naftës por do të kalojë shuma direkt në llogarinë bankare”, tha Civici.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka parashikuar që deri në çelje të aplikimeve të zhvillojë fushata informuese me fermerët në të gjithë territorin e vendit, për të bërë skemën më gjithëpërfshirëse.

Skema përfshin mbështetjen për lopët në vlerën e 10 mijë lekë për krerë, 10 krerë në fermë.

Mbështetjen për bagëtitë e imëta me 1200 lekë për krerë për tufa mbi 100 krerë për fermë.

Mbështetjen për bletarinë në vleftën 1000 lekë për zgjua, ku ferma duhet të ketë të paktën 50 zgjoje.

Mbështetjen për perimet, luleshtrydhet dhe rrushin tavolina- serra me një vlerë 200 mijë lekë për hektar, por jo më shumë se dy sezone dhe jo më pak se 1 ha fermë.

Mbështetjen për bimët mjekësore aromatike me një vlerë 30 mijë lekë/Ha, edhe këtu jo më pak se 1 ha tokë të kultivuar.

Mbështetja e drejtpërdrejtë e subvencionit të naftës do të vijojë me të njëjtat kritere, por me një ndryshim thelbësor këtë vit, që nuk do të mundësohet me naftë dhënë me bidona apo formë tjetër nëpërmjet kartës, por lekë në llogari.

Ekofin Media
Ekofin Media
Skema Kombëtare e Bujqësisë
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:46 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026

Agronomi drejt profesionit të rregulluar, çfarë ndryshon për fermerët, sigurinë ushqimore dhe tregun bujqësor

11:23 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

gazetar_218:29 - Qershor 4, 20260

22 milionë lekë për mirëmbajtje, 32 kënde lojërash jashtë standardeve dhe mijëra fëmijë që ndajnë…

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:46 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:29 - Qershor 4, 2026

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

17:24 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

Morgan Stanley ndryshon modelin e shërbimit, klientët do të përdorin agjentë AI në vend të platformave tradicionale

22:56 - Qershor 4, 2026

Pronari i Zara-s sfidon shqetësimet për luftën në Iran me rritje të shitjeve

22:54 - Qershor 4, 2026

Avatarë me AI dhe topa inteligjentë: Brenda Kupës së Botës 2026 me teknologji të lartë

22:53 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter