Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka njoftuar se shumica e mallrave të importuara nga Meksika dhe disa nga Kanadaja do të përjashtohen nga regjimi i tarifave tregtare për të paktën katër javë. Ky vendim erdhi vetëm disa ditë pas vendosjes së tarifave, raporton Sky News.
“Ne po punojmë shumë, së bashku, në kufi, si për të ndaluar hyrjen e të huajve të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara dhe, po ashtu, për të ndaluar Fentanyl,” postoi presidenti në Truth Social.
Fillimisht Presidenti amerikan shtyu tarifat për Meksikën, më pas edhe per Kanadanë.
“Marrëdhënia jonë ka qenë shumë e mirë dhe ne po punojmë fort, së bashku, në kufi, si në aspektin e ndalimit të të huajve të paligjshëm nga hyrja në Shtetet e Bashkuara dhe po ashtu, ndalimit të fentanilit. Faleminderit Presidentit Sheinbaum për punën dhe bashkëpunimin tuaj të palodhur,” shkroi ai në Truth Social.
Tarifat shtesë për importet nga Meksika, Kanadaja dhe Kina filluan në fillim të kësaj jave, si pjesë e asaj që Shtëpia e Bardhë i quan përpjekjet për të kufizuar rrjedhën e drogës fentanil.
