Muaji i pari i këtij ka shënuar një rënie të ndjeshme të aksidenteve rrugore, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Referuar shifrave të INSTAT, në janar 2025 u shënuan 125 aksidentesh rrugore, ku 174 persona kanë pësuar dëmtime, përfshirë të vrarë dhe të plagosur. Ky numër i aksidenteve tregon një ulje prej 22,8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Një shqetësim i vazhdueshëm mbetet sjellja e drejtuesve të mjeteve, pasi në 89,6% të aksidenteve rrugore, shkaku kryesor është identifikuar si sjellja e papërshtatshme e shoferëve. Grupi më i prekur nga aksidentet janë të rinjtë, veçanërisht ata në moshat 0-24 dhe 25-34 vjeç, të cilët përbëjnë nga 21,6% të aksidenteve të përgjithshme.
Nga analiza e kohës dhe ditëve të javës, rezulton se aksidentet janë më të shpeshta gjatë ditës së Enjte (23,2%), ndërsa ditën e Shtunë regjistrohet numri më i ulët i aksidenteve (10,4%). Po ashtu, momenti i ditës kur ndodhin më shumë aksidente është mes orës 08:00-12:00, me 21,6% të aksidenteve të ndodhura në këtë periudhë kohore./Ekofin.al
